U nda nga jeta prof. Mentor Quku

0
37

Nesër Shkodra i jep lamtumirën kolosit të veprave të Dom. Ndre Mjedës

Mentor Quku ka lindur në Bilisht të Korçës më 20 janar 1939. U arsimua në Shkollën Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkodër (1951-1954), Institutin e Lartë Pedagogjik në Tiranë (1955-1957) dhe Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (1960-1963).

Ka qenë mësues në shkollat e Shtiqënit, Brutit dhe Kukëlit (1954-1957), në shkollën e mesme “Xheladin Fishta” në Shkodër (1961-1963), në shkollën e Barbullushit (1965-1991), në shkollën e Bahçallekut (1991-1992). Ka qenë drejtor i Muzeut Historik Shkodër (1992-2000), duke organizuar katër seminaret e para “Shkodran në shekuj”. Drejtor i revistës “Kumtari” dhe autor i gjashtë vëllimeve “Seminari Ndërkombëtar, “Shkodran në shekuj”.

Është autor i disa studimeve dhe botimeve në fusha të ndryshme të dijes si metodikë e dhënies së mësimit, pedagogji familjare, pedagogji shkollore, pedagogji sportive, tekstologji, psikologji të arteve figurative, psikologji sportive, psikologji të moshave, histori, histori arti, letërsi biografike, letërsi për fëmijë, letërsi politike, histori e letërsisë për fëmijë, mitologji, folklor, frazeologji, toponomastikë. Tema qendrore e botimeve të tij mbetet vepra e Ndre Mjedës.

Prof. Mentor Quku u nda nga jeta sot para dreke, duke lane ne pikllim familjen, bashkeshorten Ixhlali, vajzat Valbona, Orjeta dhe Evisi.
Shkodra humbet intelektualin, shoqeria dhe arsimi humbasin profesorin e mire dhe gojë ëmbël, ne ish-nxënësit e tij humbem mesuesin tonë të nderuar.

Prof. Mentor Quku kishte kohe qe po perballej me nji semundje te rande dhe te pa-sheruesheme, por shpirti dhe zemra e prof. Qukut nuk reshti se shkruari per poetin dhe meshtarin e rilindjes Ndre Mjeda.

Tashma i ndjeri prof. Mentor Quku largohet nga kjo jete duke lene pas emerin e nderuar “Qytetar nderi” i qytetit te Shkodres dhe profesor nderi i Universitetit Luigj Gurakuqi te Shkodres.

Prof. Mentor Quku punoi per mbi 40 vjet per te lartesuar figuren brilante, bylbylit te poezisë shqiptare Dom. Ndre Mjedes.
Ajo qe prof. Mentor Quku na la pas do jete porosia ma e çmuar per brezat e sotem dhe ata qe do të vinë.

Shkodra i jep lamtumirën me nderime prof. Mentor Qukut.
Emeri dhe kontributi i tij janë vlera te pa-shlyera ne letersin dhe historinë shqiptare.

Përgatiti Gjin Musa, ish-nxënës i prof. Mentor Qukut