Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për arrestimin e një bande, të dyshuar për dhjetëra krime të rënda.
Për Tahirin, kjo është goditja më spektakolare në historinë e Policisë së Shtetit.
“Kjo është padyshim goditja më spektakolare ndaj krimit të organizuar në historinë e Policisë së Shtetit.
Bravo! Ky është shpirti. Kjo është Rilindja e Policisë së Shtetit. Më shumë në vazhdim….
Jemi të vendosur më shume se kurrë për të luftuar krimin e organizuar, terrorizmin, për të rivendosur sundimin e ligjit dhe drejtësinë në këtë vend, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve,” shkruan Tahiri në FB.