ResPublica.al, 4 korrik 2012
Fantashkenca ballkanike ka prodhuar një lajm, që nuk mund t’mos tërheqë vëmendjen këtyre anëve. Burimi i lajmit është në Beograd. Kurir, e përditshmja bulevardeske serbe, që është e dhënë pas scoop-esh e skandalesh, pretendon se ka gërmuar në arkivat turke të Ankarasë, dhe …. çfarë ka zbuluar?
Ka zbuluar që Hashim Thaçi është me origjinë serbe. E nuk bëhet fjalë për një origjinë të hershme. Jo bëhet fjalë për kohë të vona. Stërgjyshi i Hashim Thaçit, ndoshta gjyshi i gjyshit, ka qenë 100 vjet më parë një prift ortodoks me emrin Josif, që pasi është konvertuar në mysliman ka marrë emrin Isuf.
Gazeta Kurir e ka dhënë lajmin në faqe të parë, dhe i mëshon idesë se burimet janë të dorës së parë. Fotoja shoqëruese në ballinën e gaazetës është një montazh, ku Thaçit i është dhënë trajta e një çetniku serb.
Re.Pu.




