Sulm Olldashit për aferën me monopolin e linjave të internetit dhënë Bashkim Ulaj

0
29

TemA

Gazeta Panorama ka publikuar sot një artikull në lidhje me një aferë të Ministritë të Transporteve, Sokol Olldashi. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes Ministrisë së Transportit dhe një kompanie të Bashkim Ulaj, biznesmenit të Familjes Berisha, i cili ka ndërtuar dhe pallatin në të cilin ka apartamentet e saj Familja Berisha.

Gazeta, e njohur si një media pranë qeverisë, e sidomos pranë Ilir Metës, e ka sulmuar Olldashin edhe më parë përmes dokumentit të Wikileaks. Kësaj radhe bëhet fjalë për një skandal të zbuluar nga vetë gazeta. Më poshtë pjesë nga shkrimi:

Të gjitha linjat e internetit që lidhin Shqipërinë me vendet e tjera do të zotërohen nga një firmë e vetme për 40 vjet .Gazeta zbulon urdhrin e firmosur nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit, që i jep të drejtën monopol një firme të caktuar të kryejë lidhjet kufitare me fibra optike. Afera që monopolizon për katër dekada të gjithë tregun e internetit në vend, është urdhëruar dhe firmosur nga ministri Sokol Olldashi, me shkresën nr. 120, të datës 23.08.2010. Pa asnjë njoftim publik, pa asnjë konkurrencë (qoftë edhe fiktive), Olldashi i ka dhënë të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike me përdorim ekskluziv.

E thënë me pak fjalë, të gjitha linjat e interkonjeksionit me fibra optike, në të katër pikat kufitare të vendit do të jenë monopol. Pas urdhrit të Olldashit, firma “ATU” do të zotërojë të gjitha lidhjet e internetit të vend dhe do të jetë ajo që do të shesë me çmimin të cilin do ta përcaktojë ajo e vetme në treg, të gjithë shërbimin në vend.”