TemA
Mediat italiane së fundmi kanë zbardhur disa telefonata skandaloze mes Berluskonit dhe njerëzve që i gjenin prostituta për haremet e tij.
Repubblica.it ka zbardhur një pjesë të telefonatave të Berluskonit dhe njerëzve që e ndihmonin, por dhe që i bënin presion për çështje të ndryshme.
Në një prej këtyre telefonateve përmendet edhe Shqipëria dhe kryeministri Berisha, për hidrocentralet e vogla.
Telefonata bëhet mes Valter Lavitola dhe Roberto Guercio.
Ky i fundit kërkon nga ana e Lavitolës që të marrë në telefon Berluskonin, për të ndërhyrë tek Berisha për disa hidrcentrale të vogla që ai kërkon të marrë në Shqipëri.
-“Valter…, duhet që kryeministri të marrë në telefon Berishën dhe t’I thotë që po shkoj atje për të folur për çështjen e digave”- thuhet në telefonatën e Guercio.
-“Në rregull, kjo është urgjente?”, përgjigjet Lavitola.
-“Sa më parë që të shkoj, aq më mirë është, pasi kam gjetur paratë dhe duhet të sistemoj gjërat”, përgjigjet Guercio.
-“E kuptoj vëllai im, por në këto ditë nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë”, thotë Lavitola.
-“Mua më mjafton një telefonatë, që t’u thonë që po shkoj atje, mjafton të telefonojë edhe Fratini”, vazhdon Guercio bisedën e tij.
Laviota më pas i thotë që të shkojë në Shqipëri të takohet me Berishën dhe t’i thotë se e ka dërguar Berluskoni.
Kjo telefonatë në fakt tregon se çfarë ndikimi ka Berluskoni mbi Berishën, pasi me anë të një telefonatë mund të fitojë koncensione të tëra.