Skandali: Kontrata, një 30-vjeçar bullgar bleu gjirin e Kakomesë

0
88

TIRANË – Një shtetas bullgar 30-vjeçar është blerësi zyrtar i 290 mijë metrave tokë në Gjirin e Kakomesë. Në kontratën e shitjes që mban datën 23 mars 2012 mes zyrës së ALUIZN-it, përfaqësuar nga ish-drejtori Shaban Memia, blerësi “Riviera Kakome” përfaqësohet nga shtetasi Jeko Petkov Kolev, i datëlindjes 1982. Kolev shfaqet të përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Shqiptare, një shoqate jofitimprurëse, regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me nr. Vendimi 2701, datë 07/12/2009. Kolev është aty anëtar i Bordit Drejtues, bashkë me shtetasit e tjerë bashkëpatriotë: Bozhidar Mihaylov Todorov; Petyo Petkov Toshev dhe Martin Danovsky.

Zyrtarisht bëjnë shërbime ligjore për biznes në Shqipëri deri te dhënia e licencave për ndërtim, për import, transport, shpërndarjen e ilaçeve, përgatitje të dokumentacionit për të marrë pjesë në tenderat për projektet e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, ku investitor është shteti shqiptar, Komisionit Evropian, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe institucioneve të tjera dhe donatorë te tjere të pranishëm në Shqipëri. Selinë e ka në Tiranë, në katin e 14 të Kullat Binjake përballë selisë së qeverisë shqiptare. Numrat e kontaktit nuk të ndihmojnë, madje numri celular nuk ekziston.

(Shkrimin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)

(aq/shqiptarja.com)