S’kam shpresë tek Rilindja, por që Zaho të ta mbledhë më shume se Ilir Meta

0
67
Mira Kazhani

Nga Mira Kazhani*

Kur mesova se do isha nje nga emrat e darkes se fundvitit qe do duhej te mbanin nje fjalim talles per kryeministrin thashe menjehere “Po” pa u menduar dy here me idene se te tallesh me qeverine eshte gjeja me e lehte ne bote. Por kur nisa te hedh rreshtat e pare ndryshova mendje, dhe thashe me vete: jo, nuk do ja dal, sepse kur vjen puna per tallje qeveria eshte e pakonkurueshme!

Nuk e mora parasysh as ribotimin e nje shkrimi te vjeter te Lubonjes, tek Rilindjes Demokratike dhe lapsi.al, per palacot e oborrit, qe vijne ti shkel Rama tek kjo darka e famshme

Une s’e njoh veten as per mike, as armike dhe as per pazare me kryeministrin ndaj vij e qete dhe ç’kompleksuar nga etiketimet per kete darke. Ndoshta nje dite do i kem edhe une 3 shtepi, 1 ne det, 1 ne Itali, 1 ne fshat turistik, po per momentin kam vetem nje rroge qe me ne fund, amin o zot e kam te gjithe te deklaruar ne banke, fale punes ne TCH. Sonte kam ardhur si nje gazetare e thjeshte.

Sa per kryeministrin, ai me mendjen e vet po mbyll nje tjeter vit te lavdishem. Siç thote vete, totalisht i painteresuar se çfare mendojne, thone e shkruajne gazetaret ne kete vend, se sa te jene sondazhet e Zaloshnjes me intepretimin e Kaç Islamit, çdo gje do shkojë vaj me kete popull.

A ju kujtohet kur ishte 8 vite ne opozite? Atehere ai e vizantonte veten si Kryeminister dhe jo si piktor. Fliste e punonte çdo dite per qeverisjen. Ndersa kur erdhi ne pushtet, dhe prisnim qe me ne fund edhe ai te bente kryeministrin, papritur ai iu rikthye piktures. Mos u çudisni sikur sonte te perfundojme te shohim ndonje ekspozite. Si i bie, ne opozite punonte si kryeminister dhe kryeminister punon piktor.

Por pertej te gjithave, e dini se çfare me befason me se shumti tek Kryeministri? Jeta e tij plot ngjyra, dhe aspak e merzitshme si ajo e qytetareve te shkrete zviceranë, qe e kane vertet shendetesine falas, edhe pa Beqjen.

Nje shembull i thjeshte per te kuptuar metamorfozat dhe ngjyrat e mrekullueshme te kryeminisrit gjate nje dite:

  • Paradite, normal, punon per shtetin, ben takime, ha dreka dhe zgjidh hallet e ketij vendi te vogel me ata… Qe Donald Lu i quan kriminelë, po une spo guxoj ta them vete, pa u bere reforma ne drejtesi, se sa per kete drejtesi qe kemi, me parë humb ndonje nga pronat e marra Fevizu, se del nje politikan kriminel a i korruptuar.

Pra, me pak fjale paradite i duhet te duroje “te fortet” dhe te merret vesh me ta per te miren e ketij populli, ndersa pasdite krejt papritur te shfaqet ne ekran, neper portale, duke u marrë me çeshtjet te medha te botes, si psh. me promovime librash per hollebeq, me çeshtje te popullit francez.

Eshte ekzotike apo jo?!

Para se te bej disa lutje me rastin e fundvitit dua t’i kujtoj Endri Fuges, se fakti qe me dha fjalen ne kete darke nuk e ngushellon kurre pritjen time 5 vjeçare per te bere nje Lunch me Edi Ramen, nje pjese e mire e juaja besoj e dine ish-rubriken time Lunch. Sa here qe mendoja se isha shume afer, kryeministrin me merrte Çim Peka tek UFO dhe nuk e bera qe nuk e bera kurre ate dreq interviste. Tani qe kam vendosur qe ta rikthej serish kolumnen time, e ftoj kryeministrin te me thote Jo, dhe jo vetem mua. Po te dal sa me pak ne ekran. Vetem 8 ore jo me shume…

Kete vit uroj te merret me pak me lapsat. Nga ata me 3 ngjyrat e Frances ne homazhet e Charlie Hebdo dhe deri tek lapsi, qe pesimizmin e ka pune, siç thote Blushi dhe hedonizmin…

Une uroj qe ne 2016, kryeministri te mos luajë me kryeministrash dhe te mos bejë si shok i ngushte me Merkel-in.

Ne qofte e thene qe kuqezinjte te vijne me ndonje rezultat te mire ne Atdhe nga Franca, kryeministri te mos i sekuestroje kete radhe ne Rinas dhe t’i lerë te bejne dush e te vishen me kostum, per t’u gezuar me tifozet e njerezit e tyre te dashur.

Uroj qe ket vit te na e kursesh zhaponen e Presidentit Nishani, i cili e meriton rezidencen qeveritare per pushimet e veres.

Dhe ne fund siç do thoshte Era, jo ajo qe mendoni ju, por ajo e Prishtines; je shume i mire, por je shume spin. Boll me propagande dhe me devijim vemendje fale edhe 30% te buxhetit, qe ja shtove kryeministrise.

Dhe ne fund,

Nuk kam shprese te Rilindja, por vetem te Zaho qe te rritet sa me shpejt dhe te dale me ne fund nje burre, qe te ta mbledhë me shume se Ilir Meta.

*Fjalimi i mbajtur në pritjen e Ramës me gazetarët