Aktualitet, 31 Dhjetor 2012
SHKODER – Një tentativë grabitjeje përfundoi me dy të vrarë dhe një të plagosur në fshatin Hoti i Ri disa km larg qytetit të Shkodrës. Ngjarja u shënua në orët e para të së hënës (31 dhjetor). Sipas policisë viktimë mbeti i zoti i shtëpisë Zef Kolë Markaj, (foto) 51 vjeç dhe njëri prej grabitësve Ardian Dedë Kola, 44 vjeç, ndërsa u plagos i vëllai i kryefamiljarit Gjon Markaj. Sipas policisë 44-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim për disa vjedhje. Në kërkim grabitësi i dytë.
GRABITJA
Gjithçka ka nisur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës duke u gdhirë e hënë (31 dhjetor). Në një moment kryefamiljari Zef Markaj ka dëgjuar zhurmë pranë magazines, ngjitur me shtëpinë. Ka marrë një lopatë dhe kur ka vërejtur hajdutët u është vënë pas. Njëri prej grabitësve, pasi mendohet se kanë qenë 2 persona, e kanë qëlluar në këmbë. Me të dëgjuar të shtënat vëllai i Zefit, Gjon Markaj i është vënë pas hajdutëve. Gjoni është përleshur me hajdutët dhe ka mbetur i plagosur, nga dhuna fizike. Ndërsa njëri prej hajdutëve Ardian Kola ka tentuar të largohet mendohet se ka humbur jetën duke u rëzuar nga një shkallë.
VIKTIMAT
Kryefamiljari Zef Kolë Markaj, 50 vjeç humbi jetën në spital për shkak të gjakderdhjes së madhe. Hajdutët qëlluan në këmbë 51 vjeçarin.
Ardian Dedë Kola njëri prej grabitësve. Sipas policisë ka humbur jetën pasi u rrëzua nga shkallët e banesës ku kishte hyrë për të grabitur.
Gjon Markaj mbetet i plagosur gjatë përleshjes fizike me grabitësit.
KOLA I SKEDUAR PER GRABITJE TE TJERA, NE KERKIM GRABITESI I DYTE
Gjon Markaj mbetet i plagosur gjatë përleshjes fizike me grabitësit. Sipas informacionit të policisë së Shkodrës, njëri prej grabitësve, i cili mbeti dhe i vrarë Ardian Dedë Kola nga Laç i Vaut të Dejës ishte person i shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, për grabitje. Ai është autori i vrasjes së kryefamiljarit Zef Kol Markaj.
Ndërkohë që policia po punon për të zbardhur identitetin e grabitësit të dytë.
(Redaksia Online)
(aa/sg/shqiptarja.com)