Shembulli pozitiv i politikanëve kosovarë për festat fetare

0
102

TemA Online, 7 Nëntor 2011

Tashmë jemi mësuar që politikanët tanë të na dalin në televizor për çdo ngjarje, madje dhe për festat fetare. Ata japin mesazhe paqeje, besimi, dashurie, edhe pse shpesh nuk i reflektojnë vetë këto vlera. Me daljet e tyre në publik, siç ka ndodhur edhe për Bajram, ata lënë disi në hije ata që duhet të flasin për festat fetare, duke nisur nga autoritetet fetare, deri tek besimtarët.

Por, shembulli pozitiv vjen nga politikanët kosovarë. Presidentja e këtij vendi, Atifete Jahjaga, nuk është përzjerë dje me festën e Bajramit dhe nuk ka dalë për të dhënë deklarata. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kreu i opozitës dhe kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa, ndryshe nga kryeministri Thaçi, që ka vizituar drejtuesit e Komunitetit Mysliman.

Rasti i Jahjagës dhe Mustafës mud të cilësohet një rast pozitiv dhe një shembull edhe për politikanët tanë, që të paktën për festat fetare të mos na shfaqen në televizor dhe të japin mesazhe. Janë të tepërt.