“Rilindasi”, letra e rrallë e Skënderbeut, fakte befasuese

0
72

TIRANE – Arkiva e shkrimtarit të njohur Dhimitër Shuteriqi afron për lexuesit e Shqiptarja.com një fakt befasues, një letër të rrallë të Skënderbeut që i drejtohet aso kohe Princit të Tarantos Johan Anton De Ursini. Bëhet fjalë për një dorëshkrim të rrallë të vitit 1460 dhe që i afrohet suplementit “ Rilindasi” që vjen te lexuesit të dielën së bashku me shqiptarja.com nga bashkëshortja e shkrimtarit Mynever Shuteriqi.
Letra ka vlera të thella njohëse mbi figurën e heroit tonë kombëtar i cili ishte rreshtuar në krah mbretit Ferante.
Si ishte marrëdhënia e tij me fqinjët përtej Adriatikut dhe pse e kërcënonte princin e Tarantos se po të qe nevoja Pulja jo vetëm do binte në dorën e trimave shqiptarë si dikur bënin epirotët e famshëm, por edhe do popullohej e tëra prej tyre. … Cfarë vlerësime jepte për Ferranten dhe pse i kishte dalë në mbrojtje atij?
Si ishin marrëdhëniet e heroit më osmanët në këtë periudhë dhe si e kujton heroi fitoren e Krujës?
Suplementi “Rilindasi” i Shqiptarja. Com sjell të plotë hyrjen e përgatitur nga studiuesi Shuteriqi dhe letrën e Skënderbeut.

(ns/shqiptarja.com)