Raporti i Departamentit Amerikan të Edukimit: Shqipëria, në vendet e fundit në botë për arsimin

0
71

TemA

Meqë kryeministri ynë, Sali Berisha, u lavdërua aq shumë për cilësinë e arsimit, duke iu referuar një raporti të përgatitur nga Artan Hoxha dhe instituti i tij, një lexues i gazetës tonë, profesor në një nga universitetet e njohura në SHBA, në të famshmin Virgina Polytechnic Institute, na ka dërguar renditjen në performancën në edukim, të publikuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Edukimit. Është e trishtueshme të shohësh se Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në botë sa i përket tre kategorive në arsim: lexim, matematikë dhe shkenca.

Kështu, në lexim ne marrim 385 pikë duke qenë pesë vende larg fundit të tabelës në rang botëror. Lëmë pas vetëm Katarin, Panamanë, Perunë, Azerbajxhanin dhe Kirgistanin.

Në matematikë lëmë pas Tunizinë, Indonezinë, Katarin, Perunë, Panamanë dhe Kirgistanin. Marrim vetëm 377 pikë dhe jemi në dhjetëshen me të keqe në planet.

Në shkencë normalisht që jemi të fundit në planet, duke marrë 391 pikë e duke lënë pas sërish Indonezinë, Katarin, Panamanë, Azerbajxhanin e Perunë.