TemA Online, 15 Janar 2012
Pas akuzave të PD-së, ka reaguar kreu i PS-së, Edi Rama. Sipas këtij të fundit, PS nuk ka qenë kurrë kundër Rrugës së Kombit, por kundër vjedhjes së parave me këtë rrugë. Ai ka thënë se kjo mazhorancë nuk mund t’i bëjë dot moral opozitës, duke qenë se ka shumë mëkate mbi shpinë.
“Akuzë e ndyrë nga selia e PD-së ndaj meje e PS-së për Rrugën e Kombit! Shpifje perverse e pushtetit hajdut që vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin.
Kurrë s’kemi qenë kundër Rrugës së Kombit që e ka nisur socialisti Majko.Pokurrë s’do pajtohemi me vjedhjen e parave të Rrugës së Kombit!
Shitësit e detit, vjedhësit e zgjedhjeve, vrasësit e protestuesve, kusarët e Shqiperisë s’na bëjnë dot moral patriotik! Janë tradhëtarë! Pikë”, thuhet në reagimin e Ramës.




