Prokuroria: Agim Llupo është vrasësi i Hekuran Dedës

0
35

TemA Online, 28 Shkurt 2012

Pas Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt prokuroria ka mundur te zbuloje edhe autorin e vrasjes se protestuesit te trete, Hekuran Dedes. Deda ishte një nga katër protestuesit, e qëlluar ne protestën e opozitës ne 21 janar te vitit te kaluar. Vizion Plus ka mundur te zbuloje se organi i prokurorisë, ka arritur përfundimisht ne konkluzionin se autori i vrasjes se këtij protestuesi është gardisti Agim Llupo, i cili ka rezultuar autor edhe i vrasjes se Ziver Veizit.

Hetuesit kane arritur ne këtë përfundim pas dëshmive te personave, që ishin ne vendin e ngjarjes dhe pas zbardhjeve te pamjeve te shumta filmike, që kanë fiksuar edhe momentin e vrasjes së Dedës. Burime nga organi i akuzës, thonë se shume shpejt Llupos, gardistit të vetëm që ndodhet ne qeli, pritet t’i komunikohet edhe akuza e re, ajo e vrasjes se Hekuran Dedës.

Por megjithëse prokuroria ka zbardhur vrasjen e Dedës, burimet bënë me dije se në listën e personave që do te thirren për tu pyetur ne lidhje me vrasjen e Hekuran Dedës është edhe gardisti Fatos Skeja, si dhe tre vëllezërit e tij, të cilët kane deklaruar se Skeja i ka ofruar para dhe fotografinë e vrasësit ne këmbim te pritjes se kryeministrit Berisha ne shtëpinë e tyre për vizite. Tashme vëllezërit Deda kanë bere një padi ne prokurori për gardistin Fatos Skeja, me pretendimin se Skeja i ka ofruar para dhe foton e vrasësit te Hekuran Dedes, ne këmbim te pritjes se kryeministrit Berisha në shtëpi.

Nga ana tjetër ne gjykatën e Tiranës po shqyrtohet edhe një padi për shpifje, qe vetë Skeja ka bërë ndaj vëllezërve të Hekuran Dedës, duke kërkuar edhe 5000 mije lekë dëmshpërblim. Arben Mullaj është gjykatësi, i kësaj çështje, e cila ka zhvilluar dy seanca përgatitore por pa mundur të pajtojë palët.

/Vizon Plus