Nga Korresp. 24-ore.com
DEKLARATË E PRESIDENTIT OBAMA ME RASTIN E TRE VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS
Bashkohem me të gjithë amerikanët për të shprehur urimet e mija më të mira për të gjithë ata që po festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Është kjo koha për të reflektuar për betejën e gjatë të Kosovës për pavarësinë dhe për të hedhur vështrimin drejt një të ardhmjeje më të sigurtë dhe begatie për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në Amerikë, ata që kanë lidhje familjare në Kosovë mund të ndjehen krenarë për përparimin e jashtëzakonshëm që vendi ka bërë në tre vjetët e para të pavarësisë. Kam besim se miqësia mes vendeve tona do të vazhdojë të rritet gjatë viteve në vazhdim.