Presidenti i Egjiptit Husni Mubarak urrente dëgjimin e Kur’anit

0
101

Shefik El-Bena, gjenerali i cili 25 vjet ishte për sigurinë e pallatit të presidentit egjiptian Hosni Mubarak, ka thënë se Presidenti i Egjiptit Husni Mubarak tashmë i përmbysur urrente dëgjimin e Kur’anit.

Duke folur në një emision televiziv El-Bena përmendi se Mubarak merrte pjesë në ndarjen e çmimit për fituesin në garat ndërkombëtare të leximit të Kur’anit, mirëpo në realitet ai nuk donte të dëgjoj leximin e Kur’anit.

“Përveç disa rasteve, siç është Bajrami i Ramazanit, asnjëherë nuk e kam parë Mubarakun duke bërë duà. Ai, nuk shkonte edhe në namazin e xhumasë, i cili falet në të gjitha xhamitë e Egjiptit”, deklaron El-Bena.

Ai thotë se, mes fëmijëve të tij, vetëm Ala lexonte dua, ndërsa djali tjetër Gemali në raste të veçanta shkonte në xhami me sigurim të madh vetëm për të kthyer vëmendjen. Ai më tej përmend se fjalimi mbi vdekjen, lutjet dhe Kur’ani ishin të ndaluara në prezencën e Mubarakut.