Po ne kur do të ndalojmë së votuari emrat e vjetër të politikës?

0
78

TemA Online, 17 Gusht 2012

Italianët duket se janë lodhur nga figurat e vjetra të politikës dhe për këtë arsye, kanë ndërmarrë një nismër për të mos i votuar më, në mënyrë që t’i nxjerrin nga politika. Nisma është ndërmarrë nga senatori i Italisë së Vlerave, Stefano Pedica. Ai ka formuluar një peticion me 100 politikanët që kanë më shumë vite në politikën italiane, duke kërkuar nga miqtë dhe fansat e vet në rrjetet sociale, që mos t’i votojnë më.

“Çfarë kanë bërë ata për vendin? Do jenë 100 më pak”, shprehet Pedica, nisma e të cilit është mirëpritur nga shumë italianë.

Në krye të listës së politikanëve italianë që kanë më shumë vite në politikë, ndodhet Giorgio La Malfa, ish-ministër dhe lider i Partisë Republikane, që ka debutuar në politikë që në vitin 1972.

Lind pyetja, po ne kur do të pushojmë së votuari për politikanët tanë, që prej më shumë se 20 vitesh kanë zaptuar politikën shqiptare?