Shok në Siri, zemërim në botë: tanket hyjnë në qytetin Hema, shtypin barrikadat, qëllojnë mbi demonstruesit. Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët kanë qëlluar mbi gjithçka që lëvizte. Rezultati: 140 të vdekur.
Presidenti Bashar Al Asad ka vendosur të luftojë popullin e tij. Ai ka urdhëruar një sulm të gjerë në të gjithë vendin për të mposhtur revoltën e qytetarëve ndaj qeverisë së tij.
Arsyetimi i tij është krejt i turbullt: sulmi me tanke në Hama është një përgjigje për komplotet.
“Siria është e aftë që të mposhtë çdo komplot,” shkruante ai në një revistë ushtarake. “Komplotet vetëm sa na bëjnë më të fortë”.
Një ditë pas masakrës ai lavdëroi ushtrinë. Sipas tij, Siria ka treguar se nuk i pranon komplotet dhe nuk do e lejojë një gjë të tillë as tani.
Qyteti Hama po vuan sërish pas 30 vitesh. Në vitin 1982 atë e bombardoi babai i Asadit, Hafizi.
Se sa viktima pati në atë periudhë në Hama, nuk dihet ende. Flitet sa pati rreth 38 mijë të vdekur.
Por shumë njerëz pyesin në këto momente, përse nuk e sulmon Perëndimi regjimin e Asad?
Për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB nuk bëhet fjalë. Rusia e Kina janë kundër dhe përsa kohë këto dy shtet janë në krah të Asad, nuk do ketë ndonjë sulm.
Përfaqësuesja e lartë e BE, Katerin Ashton tha se ishte e shokuar që sulmi u bë në nisje të Ramazanit. Ka zëra se gjithçka ishte e qëllimshme. Njerëzit për Ramazan kanë më shumë mundësi kontakti, dhe paranojaku Asad druhet se kështu revolta do forcohet.