Nga Korresp. 24-ore.com
Shoqatat e dala nga lufta, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë bojkotuar manifestimin qendror “ Epopeja e UÇK-së” në shenj revolet për pranin e presidentit Behgjet Pacolli, të cilët ata thonë se nuk e njohin si president pasi sipas tyre ai duhet të jap sqarime për deklaratat e tij dhënë mediave ndërkombëtare.
Drejtues të këtyre shoqatave bojkotimin e kishin paralajmëruar dje, ndërsa Pacolli ishte i vendosur dhe mori pjesë në këtë manifestim qe nisi me parakalimin e tij para pjesëtarëve të FSK-së.
Pacolli aty tha se dëshmorët e kombit kanë vendosur themelet e shtetit, ato janë të forta falë gjaku të tyre.