Luljeta Selimi, Prishtine
Telefoni: +377 44209 651
Email: luljeta_s@hotmail.com
Ju lutemi për ndihmë nga OJQ “JETA NË KASTRIOT” (kërkojmë te bleni librin tonë për ta ndihmuar organizaten) Ne përkujdesemi për 2016 femra të përdhunuara dhe 307 jetimët e kësaj kategorie. Zakonisht ne, çdo muaj sigurojmë gjërat elementare për të jetuar, por patjetër na duhet tu sigurojmë parat për barnat e tyre dhe pakot ushqimore.
Ju lutem bleni nga një liber që të mund të sigurojmë barnat për këto ditë të nxehëta kur zakonisht atyre iu keqësohet gjendja. Ju lutem bleni nga një liber me titullin Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë që kushton vetëm 5 Euro dhe mjetet derdhen në xhirollogarinë organizatës. Edhe në liber janë përjetimet e femrave të dhunura. Nga shitja e librit ne blejm barnat e nevojshme dhe pakon ushqimore për viktimat. Ju lutemi na ndihmoni.
Pakoja e gjerave ushqimore dhe sanitare për një familje përmban: 5 kg mielli, 2 kg kripë, 2 qese makorona, 2 qese shpageta, 2 qese oriz, 1 biber për gjella, 1 shtojc për gjella (vegeta), 1 kofe, djath të butë (që shërben edhe për pite), 1 kove xhem ose aerokrem, 1 thes me patate, 1 thes me qepë, 2 kg fasule, 2 kg sheqer, 200 gram çaj, 1 thes detergjent, 1 shampo për flokë, 1 shampo për enë, 1 shampo për duar, 1 pastë për dhembë, 1.dizenfektues, i shpuzë për larjen e enëve, 1 kg suxhuk ose sallama, 3 litra vaj. Suxhuku dhe salami zakonisht zëvendsohet me kavanoza (konzerva). Kontribiti juaj do të reklamohet tek www.vajzat.com. Nëse ju dëshironi të ndihmoni, ju lutemi na kontaktoni në telefonin (0377) 044 209 651 ose nëse vendosni të na ndihmoni me mjete, këtë mund ta bëni në këtë xhirollogarinë e Organizatës. Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj.
Ja xhirollogarija e Organizatës : LLOGARIJA PËR NË KOSOVË: ProCredit Bank NGO-SHOQATA E GRUAS JETA NË KASTRIOT Numri i llogarisë 1110172740000153 ndërsa ata që janë jashtë Kosovës p.sh. në Gjemani, Shqipëri… mund të dërgojnë përmes kësaj llogarie në PROCREDIT BANK Numri i pranuesit : 1110172740000153 emri dhe mbiemri i pranuesit : NGO – Shoqata e gruas Jeta në Kastriot adresa : Rruga Hajdar Dushi hyrja 2 numër 5 Prishtinë telefoni 00377 44 209651 Banka : PROCREDIT BANK KOSOVO Filialja e llogarisë perfituese: Prishtinë SWIFIT CODE: MBKOCS22 Kush jemi ne: Organizata e gruas “Jeta në Kastriot” është organizatë e regjistruar dhe ka numrin e regjistrimit 5100725-5, si dhe ka statuesin e benificuar. Ne përkujdesemi për 2016 femra të cilat janë të dhunuara seksualisht nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës së fundit dhe tani ato kanë nevojë për trajtim mjëksor dhe ndihma të tjera …
Deri më sot punojmë një ekip prej 15 vetash që bëjmë punë vullnetare dhe që ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psikike, të cilat kanë nevojë dhe tash janë në mbështetjen tonë. Ne gjatë punës në terren kemi identifikuar 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveç se 114 prej tyre që kanë plagë të dukshme në trup (kanë gjinjë të prerë, gishtrinjë të këputur, 9 me një sy të verbuar ose të dëmtuar që nuk sheh fare dhe 37 me plagë të hapura në fytyrë, kanë prerje të ndryshme në trup, djegje me cigare dhe gjera tjera, etj.).
Tri nga ato kanë bërë vetëvrasje gjatë vitit që shkoi. Ato janë në gjendje të rëndë shëndetësore, psikike ato detyrohen të kujdesën përveç për veten edhe për fëmijët që në këtë rast nga të gjitha të dhunuarat 2016 femra të dhunuara sa ne i mbajnë nën përkujdesje mjekësore, ato kanë 3007 fëmijë që rriten jetimë dhe vetëm nën përkujdesin e nënës, e cila është nën presion e dhunimit, frikës, skamjes dhe përbuzjes nga rrethi, institucionet, ndërsa të braktisura nga burrat janë 386 gra për shkak se kanë qenë të dhunuara.
Ne përpiqemi që përveç ndihmës profesionale të mjekëve që janë të të gjithë profesionistë, synojmë që së paku për disa kohë t’i financojmë fëmijët e tyre dhe ne duam nëpër mes trajtimit mjekësor t’i largojmë nga gjendja e vështirë dhe që kohë më pas ato të mund të gjenden në shoqëri, pasi t’i kenë kaluar problemet psikike dhe fizike, të munden të gjenden në shoqëri pa ndihmën tonë. Nënat e dhunuara, janë gra të traomatizuara, që presin ndihmën nga të tjerët, sepse mendojnë se vetëm janë të pafuqishme dhe fëmijët e viktimave që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje. Organizata jonë bënë punë vullnetare, duke i shfrytëzuar pasuritë personale vetëm e vetëm për të bërë një punë që mendojmë se meriton dhe se ia vlen sakrifica.
Ne nga krijimi i OJQ “Jeta në Kastriot” gjatë viti 1999, por edhe para se të regjistrohej, ne kemi punuar si ekip prej 15 vetash që të ndihmojmë femrat të cilat kanë qenë viktima të dhunës seksuale, fizike dhe psikike të cilat kanë nevojë tash për mbështetjen tonë. Ne punojmë 15 veta dhe atë 10 mjeke, udhëheqësja, kordinatorja dhe ndihmësja, dhe tri motra medicionale (infermjere). Natyrisht se shumë shpesh na mungojnë edhe mjetet themelore për punë e që janë shumë të domosdoshme, sepse ne po kërkojmë vetëm ato që të mund të kemi sukses patjetër në punën tonë dhe zvogëlimin dhe eliminimin e dhembjes.
Ne bëjmë sigurimin e barnave për 1500 paciente, nga të cilat kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe këtë nuk kanë mundësi ta bëjnë për arsye se do të identifikohen nga rrethi që janë të dhunuara, do të bëjmë ketë në mënyrë të fshehur sikur po kontrollojmë të gjitha banorët e fshatrave, lagjeve vetëm e vetëm që ato mos të mbesin jashtë kujdesit mjekësor. Deri më tani si pasojë e asaj që gratë i kanë treguar familjarëve të tyre, kryesisht burrave dhe familjarëve të burrit se kanë qenë të dhunuara, numri grave të braktisura me fëmijë por edhe pa fëmijë po rritet çdo ditë më shumë.
Ne shfrytëzojmë mënyrën si e kemi bërë deri me tani nëpërmes kontrollave të tilla që askush mos të vihet në pozitë të vështirë dhe që më shumë askush mos të pësojë për shkak se atyre iu duhet trajtimi, ato të braktisen nga burrat e tyre… Ju lutem lehtësoni jetën e atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën dhe përkrahjen tuaj. Me nderime nga drejtoresha Luljeta SELIMI Me gjerësisht gjithçka për ne mund të lexoni tek: www.vajzat.com
JU LUTEMI SHPERNDAJENI ME TUTJE QE TE NA NDIHMONI