Nga Edi Rama
Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet.
Eshtë po ashtu pjesë e PAKTIT QYTETAR të 8 Majit dhe siç kemi premtuar, do ta ngremë me forcë në opozitë dhe do ta bëjmë realitet në qeverisje.