NGA MBLEDHJA E KRYESISË SË DEGËS SË LDK-SË, MBAJTUR MË 15 GUSHT 2015 NË ZOFINGEN (BE)

0
67

DEKLARATË E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR

Pavarësisht sjelljeve të Kryesisë Qendrore në Prishtinë, kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër do të vazhdojë të jetë mbështetëse aktive e proceseve përparuese dhe reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe në Kosovë, por assesi nuk do të bëhen mbështetëse e klaneve të interesit dhe diktaturave komuniste.

Zofingen, 15.08.2015. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, nën drejtimin e kryetarit të Degës – Zotëri Shefqet Dibrani, mbajti mbledhjen e saj të rregullt në të cilën u trajtuan rrjedhat politike në LDK, me theks të veçantë të atyre që ndodhën gjatë pushimeve verore, ku pjesa dërmuese e anëtarëve të kryesisë ishin në Kosovë.

Pas diskutimeve të gjithanshme dhe gjithëpërfshirëse, kryesia e Degës ishte e mendimit se pavarësisht sjelljeve teknokrate, mohuese e selektive që po zbaton kryesia e LDK-së në Kosovë, ne duhet ta vazhdojmë punën tonë konform vendimeve të Kuvendi VIII-të zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.

Të pranishmit raportuan për vizitat e tyre në Kosovë, për kontaktet që kishin duke shprehur habinë se sa me indiferencë janë sjellur në Kosovë ndaj mërgimtarëve në përgjithësi, e veçanërisht strukturat qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat, si kurrë më parë, kanë injoruar dhe kanë përbuzur veprimtarët shumëvjeqarë si dhe drejtpërdrejt Degët e LDK-së në mërgim, me të cilat, në mënyrë arbitrare dhe kundërdemokratike synojnë t‘i qërojnë hesapet.

Kulmi i kësaj përbuzje u shpërfaq kur përmes mjeteve të informimit mësuam se kryesia e LDK-së në Prishtinë e paska pritur, madje me shumë bujë mediatike, një grupmërgimtarësh të prirë nga Haki Latifi, i cili tashmë haptas po e luan rolin e të shiturit, sepse një pjesë e tyre, bashkë me z. Latifi, kanë qenë pjesë e procesit zgjedhor në Kuvendin e VIII të Degës dhe se në atë kuvend janë deklaruar se procesi zgjedhor është i rregullt dhe me standarde të larta demokratike.

Të këtilla deklaratat me standarde të dyfishta, nuk e nderojnë, madje, as atë grup të cilin e përbëjnë elementë destruktivë, të cilët, në secilën periudhë kur LDK kishte krizë e përplasje, ata mbanin anën e rrënuesve të këtij subjekti shtetformues dhe të një ndër shtyllave kryesore të këtij organizimi – Degën e LDK-së në Zvicër. Është e papranueshme, poashtu, që pikërisht ata, u përpoqën të manipulojnë edhe opinionin dhe për këtë qëllim të instrumentalizojnë kryesinë Qendrore të LDK-së, e cila tashmë është hedhur në vallen e ambicieve të qoroditura sipas stilit tashmë të njohur e të stërkonsumuar kur hajni këlthet “kapne hajnin“! manipulantet kur të akuzojnë për manipulues.

Sëkëndejmi, kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër ia tërheq vërejtjen z. Haki Latifi që të mos luaj me standarde të dyfishta, pasi që ai, bashkë me Arif Baftiun, Fadil Dalloshin, Ajet Avdylin dhe Lulzim Maliqin i kanë lënduar rëndë edhe proceset dhe marrëveshjet politike që vet i kanë nënshkruar me partnerët tanë strategjik.

Nga pala zvicerane, vërejtje zyrtare dhe të drejtpërdrejta për sjellje jo korrekte dhe kundërdemokratike, sidomos tani kur jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare që i ka Zvicra, kanë marrë pikërisht Zotëri Haki Latifi e Zotëri Lulzim Maliqi si dhe Kryesia e LDK-së në Prishtinë.

Prandaj, Haki Latifi, Ajet Avdyli dhe Lulzim Maliqi nuk duhet të sillen me kaq joseriozitet, për vet faktin se vet ose fëmijet e tyre janë pjesë e garës zgedhore, gjë që ky standard i dyfisht dhe këto sjellje jo korrekte, e kanë lëkundur procesin dhe qëndrimin përkrahës karshi disa kandidatëve të cilët, për fat të keq, janë pre e ambicieve dhe sjelljeve teknokrate e primitive të prindërve.

Tashmë kur në Kosovë LDK-ja udhëheq me qeverinë, Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër ia shtron një pyetje kryeministrit të Kosovës Zotëri Isa Mustafa të na shpjegojë se si u bë që të shpallen veteran veprimtarët e Fondit „VENDLINDJA THËRRET“, por jo edhe ata të „Fondit të TREPËRQINDËSHIT“ të cilin dikur e ka udhëhequr vet z. Isa Mustafa. Pastaj kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër shpreh indinjatën e saj se si ka mundësi që, tashti kur qeverinë e udhëheq LDK-ja, të shpërblehen veprimtarët e Diasporës, kurse në ato shpërblime të mos qëlloj asnjë veprimtar e asnjë aktivist i LDK-së?!

Si ka mundësi të mbahen anë e kënd Kosovës gjithë ato manifestime kushtuar Diasporës dhe nëpër to të mungojnë strukturat e pushtetit lokal nga vet LDK-ja si dhe të mos defilojnë e duken askund veprimtarët e LDK-së. Prandaj Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër shtron pyetjen: a mund të mbulohet ky injorim vetëm përmes gjestit të pritjes së disa mërgimtarëve mjaftë të dështuar shumëdimensionalisht, të cilët në vazhdimësi i kanë sjellë dëme LDK-në e që moti dhe janë të njohur për rolin dhe angzhimin rrënues. Në këtë kontekst, Kryesia e Degës së LDK-së, u bënë thirrje të gjitha palëve që t’i thërrasin arsyes dhe ta shohin realitetin në mënyrë objektive.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër shpreh indinjatë dhe shqetësim të arsyeshëm ndaj këtyre sjelljeve të individve të papërgjegjshëm të cilët janë bërë pjesë e klaneve dhe mekanizmave e strukturave rrënuese e shkatërruar jo vetëm të LDK-së, por të tërë Kosovës!

Edhe nga kjo mbledhje, Kryesisë Qendrore dhe kryetait Isa Mustafa, i bëhet apel që të ndërpresin abuzimin me demokracinë, sepse sjelljet teknokrate mund të jenë të denja vetëm për sistemet moniste e diktatoriale, e kurrësesi të pranueshme e të denja për Lidhjen Demokratike të Kosovës të themeluar e të udhëhequr nga Presidenti Historik Ibrahim RUGOVA. Këto vërejtje të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër janë të njejta me ato vërejtje e kritika që i ka pranuar vet dr. Isa Mustafa, për abuzimin e procesit zgjedhor, nga zyrtarët e EPP apo nga partneret strategjik të LDK-së që janë në Gjermani, Angli, Zvicër dhe Amerikë.

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër, veprimtarët dhe anëtarët e devotshëm, ndjehen të fyer, të anashkaluar dhe injoruar nga sjellja e këtillë përbuzëse, ngase LDK-ja, e cila dikur ishte avangard e demokracisë dhe shembull i mirë për tërë rajonin, tash, me këto sjellje abuzive dhe antidemokratike, është bërë shembull i keq dhe i dështuar. Kjo mënyrë e sjelljes me standarde të dyfishta për ne është krejt e papranueshme dhe tejet fyese, prandaj e përsërisim thirrjen që të ndërpriten këto forma dhe të mos abuzohet me demokracinë dhe votën e lirë!

Pavarësisht sjelljeve të Kryesisë Qendrore në Prishtinë, kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër do të vazhdojë të jetë mbështetëse aktive e proceseve përparuese dhe reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe në Kosovë, por assesi nuk do të bëhen mbështetëse e klaneve të interesit dhe diktaturave komuniste.

Dega e LDK-së në Zvicër e përsërit apelin e saj se edhe për faktorin ndërkombëtar i cili duhet të luaj rolin e tij dhe të mos i mbyllë sytë para këtyre abuzimeve dhe të mos lejojë instalimin e formave të diktaturës dhe mendësisë moniste, përjashtuese e persekutuese në LDK dhe në Kosovë.

Dega e LDK-së në Zvicër me të gjitha strukturat e saj organizative dhe udhëheqëse do ta vazhdojë punën e saj si kërkesë e antarësisë dhe bashkatdhetarëve dhe do të jetë kurdoherë mbështetëse e reformave demokratike që do të ndodhin në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë!

Zofingen, 15.08.2015.

Shefqet Dibrani
Hechtackerstrasse 42
9014 St. Gallen
Schweiz (Zvicër)

Tel. ++ 41 71 855 36 86
Nat. ++ 41 79 488 80 46
E.Mail: shefqet.dibrani@bluewin.ch
E.Mail: shefqet.dibrani@hotmail.com
E.Mail: shefqetdibrani@yahoo.com