Në Viti i Ri 2016 pa shpëtimtarët e rrejshem?!

0
72
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Planifikimet për pritjen e ndërrimit të moteve bëhën sipas mundësive materjale .Ata që e kan buxhetin familjarë më të pasur sigurisht i kan rezervuar vendet në hotelet më eksluzive të vendit. Dhe, e elta politike shumë prej tyre këtë ndrrim të motive e presin diku jashta vendit. Një pjesë e popullatës e kan dikend të vetin që punon në botën e jashtme. Ata janë të mirëseardhur për vitin e ri , që tu dalin në ndihmë sado pak familjëve të tyre. Kurse për kategorinë e cila po jeton skajshmerisht dobët nuk ka viti të ri.

Për ta i “mjaftueshem” është sigurimi i një kore buke, në shtëpitë e tyre të prishura ku nuk jetojnë as kafshët. Veq po ndëgjoje nga disa së ata që kan ardhur nga bota Perëndmore, po ia mësynë mazgjahut, duke bërë gara së cili do ta blenë posterrmën më të madhe së tjetri. Me rastisi një të afërm duke ndëgjuar se dhëndrri i tij paska ble një pastermë e cila i paska qitë aq shume mish , sa nuk po dika së qka të bëjë me ta. Nuk fola fare , por thashë më vete të gjitha fjalët që burojnë nga populli kan taban të fortë ” Se i pa urituri të uriturit kurrë nuk ia bëson’.

Tjeter. Rreziku më nuk po na vjen nga jashtë, ai kërcënim po na vjen nga mbrenda, nga një klasë politike e cila ka trashëguar shumë elemente të kaluarës , me teke kompremetuese, e të cilët po peshkojnë në ujëra të turbullta. Rreziku vjen nga ushtrimi i pushtetit politik të pasuruar pa djersitje, e të cilët kan futur në mbikqyrje të rreptë të gjjthë aparatin shtetëror, duke filluar nga ekonomia, organet ekzekutive , gjyqësorinë etj.Këtë politikë të mbrapsht të instaluar që shumë kohë , këtë politikë represive , këtë politikë dehumanizuese mund tia ndryshon kursin për të mirë vetëm populli, me pjesmarrjen masovike në zgjedhje , duke u bërë kështu edhe pjesëmarres masovik në jetën politike.

Është krijuar aq mos barazi e madhe ekonomike e cila nese vazhdon më ketë trend krijon konfliktinë e pashmangshem deri në kryengritje sociale. Ramja e zhvillimit ekonomik, papunësia enorme, varfëria janë bërë pengesa madhore të ecjës tonë përpara .Sot, më shumë së kurrë duhet ta ndihmojmë njeri –tjetrin që tu japim fund këtyre politikave të keqija në këtë vend.Të ndalohën manipulimet dhe matrapazllëqët . Të ndalohen manipulimet elektorale që na ndodhën para syve tanë.Të ndalohen të gjithë ata që për të mbetuar sa më gjatë në pushetet, i kan vu në pëshore edhe interesat nacionale. Mos ti votojmë ata që na errësuan të ardhmen tonë. Ti largojmë me votën e lirë të gjitha ata të cilët po na kthjen kohën e mesjetës.Ti kthehet njeriut tonë dinjiteti dhe ti kthehen vlerat morale .

Të kthehen në binarë të normlitetit liritë dhe te drejtat themelore të secilt . Të respektohet liria e shprehjës së lirë si postulati kryesor i demokracisë dhe pluralizmit .Nuk na duhen shpëtimtarët e rrejshem të cilët për çdo ditë na servohen në mjetet e informimit. Shqiptarët përjetuan shumë të liga në kohën e diktaturës .

Ishin vite të gjata këto deri sa e pamë dritën e diellit . Duhet ngjallur ndjenjen e sakrificës dhe të mobilizimit për kapërcimin e ngjarjeve dramatike në vend. Grupet avantureske nuk i duhen Kosovës.Nuk i duhet agresiviteti i shprehur në Kuvend dhe jashtë kuvendit. Nuk i duhen qytetarëve njerëzit pa sens të mjafteushem politik.Duhet ngjallur një frymë krjet të re politike, duke i stopuar këtë elitë në rrugëtimin e plaqkitjës , të korrupcionit e kriminalitetit .Çdo gjë duhet ndryshuar në formë dhe substanë.

Këtë ndërrim motësh, nuk po e presim mirë. Nuk kanë mundësi shumë fëmijë të marrin dhurata. Dhurata e tyre është skami, vuajtja, shikimet e ngrysura që ta ligshtojnë zemrën … Të rinjët tanë secilin edhe këtë vit e kalojnë më shpresën së do ta gjenjë më në fund një vend të punës.Jetojnë më shpresën së një ditë do të dalim nga këto ujëra të turbullta … Jetojnë më shpresën së nuk do të kën nevojë ti kalojnë kufijtë e Kosovës…Popullit nuk i duhen mashtruesit në pushtet. Ti lutemi Zotit të gjithë së në vitin që po hyjmë, do të na hiqën qafe shpëtimtarët e rrejshem …