Në kujtim të Dr. Eftimiut…

0
73

Kol. Dr. Luan Nikollari

Mistua siç i thërrisnin familjaret dhe shokët, lindi ne qytetin e Korçës me 12 dhjetor 1944 ne një familje arsimdashëse, te ndershme, punëtore dhe patriote. Pas mbarimit te shkollës se mesme mjekësore ne Tirane apo Politeknikumin Mjekësor, ne vitin 1971 përfundoi studimet ne Fakultetin e Mjekësisë dhe u emërua shef i shëndetesise se BrK ne Korçe. Duke qene mjek me qe kishte përfunduar studimet universitare me rezultate te larta, u përzgjodh ne ato vite dhe u dërgua për studime jashtë vendit ne Kine ne periudhën 1974-1975 për higjiene-epidemiologji.

Pas specializimit emërohet përsëri ne Korçe por tashme si shef shëndetësie Korpusi. Me pas transferohet dhe emërohet ne Spitalin ushtarak ne Tirane apo Institutin Kërkimor te Mjekësisë Ushtarake si mjek higjienist ne repartin e Higjiene-Epidemiologjisë Ushtarake ku qendrori ne këtë detyre deri ne vitin 1983. Ne vitin 1983 emërohet ne detyrën me te larte te mjekësisë ushtarake, drejtor i drejtorisë se Shëndetesise ne Ministrinë e Mbrojtjes. Me marrjen e kësaj detyre dhe ne kushtet e një ushtrie me kërkesa te mëdha edhe ne fushën e mjekësisë, ju kushtua me përkushtim punës duke rritur kërkesat ne përgatitjen dhe kualifikimin e personelit mjekësor, organizimin dhe stërvitjen shëndetësore ne kushte fushore për kohe paqe, katastrofa natyrore dhe natyrisht dhe për kohe lufte.

Një kujdes te veçante Dr. Eftimi si drejtues i larte tregoi për kompletimin organik te njësive dhe spitalit ushtarak me personel te larte mjekësor ne përputhje me nivelin dhe kualifikimin dhe mbi te gjitha specializimin pas universitar ne mase te gjere te mjekeve ushtarake qe deri ne ato vite ishte i rralle apo sporadik. Njëkohësisht ne periudhën e drejtimit te tij u be e mundur hapja e spitaleve ushtarake ne Divizione dhe ne afërsi te spitaleve civile duke bere te mundur një bashkëpunim te ngushte civil-ushtarak qe rriste me tej kualifikimin e mjekeve por dhe kujdesin shëndetësor ndaj ushtarakeve.

Edhe gjate kohës qe ishte drejtor i shëndetesise ne ministrinë e Mbrojtjes, ai nuk u shkëput asnjëherë nga specialiteti i tij si mjek higjienist duke punuar për thellimin e mëtejshëm ne fushën e higjienës ushtarake me mjaft studime për kushtet ne kazerme, ne terrene e objekte te vështira për jetese e stërvitje. Ne periudhën e drejtimit te doktor Eftimit u evidentua një rritje e rëndësishme e punës profilaktike, mjekimit dhe aktiviteteve shkencore. Ne vitin 1992 Dr.Eftimi u transferua përsëri ne Spital Ushtarak ne detyrën e shefit te higjienës dhe epidemiologjisë ushtarake deri sa doli ne pension ne vitin 2004.

Dr. Eftimin kam pasur fatin ta njoh si drejtor shëndetesise kur unë sa po kisha filluar pune si shef shëndetësie ne BrK Delvine. Ne këto kohe dhe shume vite me pas kur unë u transferova ne ministrinë e mbrojtjes kujtoj doktor Eftimin ne kontrollet dhe ekipet e ministrisë se Mbrojtjes, vlerësimet e tij korrekte dhe inkurajimet qe na bënte ne mjekeve te rrinj. Vite me pas, pas specializimit tim, duke qene te një fushe, te higjiene-epidemiologjisë kemi pasur një bashkëpunim te ngushte ne pune dhe studime te përbashkëta dhe ku gjithnjë e kemi pasur udhërrëfyes ne pune tone fale eksperiencës dhe profesionalizmit te tij te larte.

Edhe pas viteve 1990 Dr Eftimi deri sa doli ne pension ishte aktiv ne fushën e vet dhe ku përsëri spikati duke integruar shërbimin shëndetësor te ushtrisë tone me shërbimet homologe te ushtrive perëndimore. Me iniciativën e tij, shërbimi shëndetësor i ushtrisë shqiptare ne vitin 1992 u pranua anëtar me te drejta te plota ne Komitetin Ndërkombëtar te Mjekësisë Ushtarake (CIMM) si organi me i larte i përfaqësimit te mjekësisë ushtarake ne nivel botëror. Me pas gjate punes ne spital, spikat me studime shume profesionale ne fushën e sigurisë ushqimore dhe zhvillimin fizik te ushtareve gjate shërbimit ushtarak. Ne kohen kur isha drejtori i shëndetesise ne periudhën 2000-2006 kujtoj vlerësimet qe bene dhe ekspertet amerikane qe asistonin ne ministrinë tone për nivelin e larte shkencor dhe studimor për studimet e Dr. Eftimit për normat dhe sigurinë ushqimore ne ushtri.

Dr. Eftimi u nda para kohe nga jeta duke lënë nje boshllëk te madh ne familje, vëllezërit, miqtë dhe shokët me te cilët punoi ne gjithë këto vite pune e sakrifice ne ushtri. Ai do te mbetet ne plejadën e shkëlqyer te mjekeve ushtarake te pas viteve ’70, duke lënë një emër dhe kontribut te madh dhe te paharruar ne shërbimin shëndetësor te Ushtrisë Shqiptare.

Gjate gjithë periudhës se punës se tij e deri ne fund te jetës, ai u shqua për një ndershmëri dhe korrektësi shembullore, familjar model, i thjeshte i dashur dhe njerëzor.
Dr. Eftimi do te kujtohet me respekt ne memorien e brezave te kuadrove te ushtrisë dhe te mjekësisë ushtarake për humanizmin dhe vlerat morale, te larta qe i bëjnë nder atij dhe familjes se nderuar dhe respektuar.
I paharruar qofte Kujtimi i Tij.

Dërgoi për publikim Gjin Musa