Moisiu: Arben Imami përbën rrezik

0
65

TemA Online, 16 Gusht 2012

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu paralajmëron se bllokimi i kontrollit parlamentar nga Ministria e Mbrojtjes mund te kthehet ne një rrezik serioz për shoqërinë.

Në një intervistë për Vizion Plus, zoti Moisiu, që për shkak të postit të kreut të shtetit ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë për 5 vite me radhë, thotë se pengimi i mbikëqyrjes nga një ministër nuk ndodh në shtete normale.

Duke komentuar frymën e përgjigjeve refuzuese të ministrit Imami për të bllokuar kontrollin, ish-presidenti paralelizon se, duke interpretuar subjektivisht ligjin, edhe në Gjermani erdhën në pushtet nazistët.

Ish-kreu i shtetit shprehet me shqetësim edhe për nxjerrjen në shitje të gjithë pronave të ushtrisë, sipas tij pa asnjë transparencë.