Misteri i aktit të pavarësisë

0
38

TemA Online, 28 Nëntor 2011

Kopja e aktit te pavaresise

Shqipëria mbush 99 vjet pavarësi këtë 28 nëntor, por dokumentin origjinal me të cilin u zyrtarizua ky akt ne ende nuk e kemi! Madje, nuk kemi as fotografi nga çasti i firmave atë dite në Vlorë! Nevila Nika, drejtuese e Arkivit të Shtetit, shpjegon se ky institucion prej kohësh ka nisur kërkimet për gjetjen e aktit të mëvetësisë, i cili mendohet të jetë zhdukur ne vitin 1945.

Arkivat e vendeve si Roma, Boni apo Beogradi janë disa prej përpjekjeve, por Nika nuk e përjashton mundësinë se akti mund te jete edhe brenda Shqipërisë. Por si humbi akti i firmosur nga 37 atdhetaret ne 28 nëntor 1912? Aurel Plasari shprehet se Lef Nosi, një nga firmëtaret dhe koleksionist i njohur, mendohet te ketë qene ruajtësi i dokumentit.

Ai madje realizoi kopjen e pare te aktit, ne vitin 1937 atë qe kemi sot. Me pas, me bastisjen e arkives se tij, akti u zhduk. Sipas specialisteve edhe gjate periudhës se komunizmit janë realizuar kërkimi mbi gjetjen e aktit origjinal te pavarësisë. Por para apo pas ’90, këto kërkimi nuk kane sjelle asgjë për shqiptaret te cilët i drejtohen 100 vjetorit te kësaj date, pa dokumentin me te rëndësishëm te shtetit tone.
/vizion plus