ResPublica.al, 13 korrik 2012
Lexojeni me kujdes këtë deklaratë, pasi është domethënëse (marrë fjalë për fjalë nga një raportim në gazetën Shqip):
“Me të gjitha energjitë njerëzore, me përkushtim, me vullnet, me duar, me këmbë dhe me pallë po deshët, ne ia kemi dalë t’ju mundim edhe në zgjedhjet e fundit. Do t’ia dalim prapë t’ju mundim sërish me të gjitha mjetet, nëse është e nevojshme edhe me pallë, në çdo kuptim të fjalës që e merrni ju, t’ju mundim prapë”.
Ku mund të jenë thënë këto fjalë? Në Kuvend, gjatë një séance, ku po diskutohej për rrugën Levan-Fier e ku deputetët e opozitës po hidhnin akuza për korrupsion. E pikërisht në këto rrethana nxjerr kryet ai, Sokol Olldashi, e reciton frazat e mësipërme. Apo ju shkoi mendja që këto fjalë veç ai mund t’i nxirrte nga goja?
E.G.




