Nga Asllan Dibrani
Të dashur bashkatdhetarë kudo qe jeni Gëzuar, Gëzuar për shume mote 28 Nëntorin 2011, Dita e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë!
Po i afrohemi një shekulli ditës shumë të pritur, e të lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike për Shqipërinë, për Kombin tonë te shenjtë dhe Flamurin e sajë, mbas pesë shekujsh robërie, patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti i madhi Skënderbe 5 shekuj ma herët me te njëjtin qëllim simbolin e lirisë për pavarësinë e Shqipërisë.
Qytetar, vëllezër e motra, të nderuar dhe mërgimtar ku do që ndodheni ju urojmë festën e flamurit tone kombëtar. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni, e të gjitha forcave intelektuale të krijuesve, artistëve, biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite madhështore të veçanet dhe rrumbullaksim jubilar. Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, dhe në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi.
Vëllezër motra dhe bashkatdhetar në mërgim me një theks te veçantë ju uroj ketë vit kudo që gjinden nëpër botë, për neve jashtë atdheut qe jemi është edhe ma e nevojshëm që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij flamuri të kombit që duhet ta ndiejmë veten krenar dhe ballëlartë qe i rezistuam historise nga armiqtë grabitqarë dhe ruajtëm vlerat e kombit gjuhen dhe traditën por edhe simbolin e flamurit, qe çdo shqiptar identifikohet përmes tij. Vlera e këtij simboli kuq e zi, le te mbetet synim qe këtë flamur ta përqafojnë ta duan edhe fëmijëve tanë edhe brezi që po e rrisim në dhe te huaj. Të mbeteni faktor nxitës që përmes jush të mësohen dhe të joshen për atdhedashuri ndaj kombit të vet.
Sot pikërisht kjo ditë e shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare por edhe në diasporën shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtet ne vete u festua që nga mërgimtaret tanë të hershem që nga Fan Noli i madh i kulturës shqiptare Faik Konica i shkrimeve dhe te gjithë patriotët e ma vonshëm deri te vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Enver Hadri etj që me ketë flamur manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje për një gjuhe, një komb dhe për një flamur ,prandaj shëmbëlltyra e tyre le të na shërbej si obligim edhe neve ky amanet i patriotëve tanë që mos ti shmangemi porosisë së tyre deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave qe i kemi ne zemër.
Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë heroike – 28 Nëntor 1912 ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur për një Shqipëri, te liree sovrane e te pavarur 28 Nëntori i sivjetshëm na gjeti ne shqiptarëve ma të lirë, ma të gëzuar e ma të bashkuar se kurrë, prandaj ti nderojmë të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Gëzuar, Gëzuar për shume mote 28 Nëntori 2011, Dita e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
Shkruan Asllan Dibrani, 28.11.2011 Shtutgard
shum e mir qenka shqiponja
nese muni pak mat madhe
Comments are closed.