South Stream
Foto: RIA Lajmet
Aksionerët e kompanisë së përbashkët ruse “Gazprom” dhe kompanisë shtetërore ” Srbijagas” morrën vendimin pozitiv përfundimtar për investimin e projektit të tubacionit të gazit ” South Stream” (“Rryma Jugore”) në territorin e Serbisë.
Sektori i tubacionit në territorin serb me një gjatësi prej 470 km do të lidhet me Kroacinë dhe Bosnjën. Sipas vlerësimeve paraprake, realizimi i projektit të gazsjellësit “South Stream” do të krijojë në Serbi rreth 2.200 vende pune dhe do të tërheqë deri në 1,5 miliardë euro investime direkte.
Këtë projekt Rusia së bashku me një sërë vendesh evropiane po e realizon me qëllim të diversifikimit të rrugëve të furnizimit të gazit rus në shtetet e BE-së.
ZERI I RUSISE
—————————–
Negociatat e liderëve të Rusisë dhe Serbisë
Tomisllav Nikoliç dhe Vladimir Putin.
Foto: RIA Lajmet
Rusia do të bëjë gjithçka që ka mundësi që në bashkëpunim energjetik me Bashkimin Evropian të mos ketë vështirësi. Për këtë Presidenti Vladimir Putin deklaroi në takimin me Kreun e Serbisë Tomisllav Nikoliç. Lideri serb mbërriti në Soçi me ftesë nga Presidenti i Rusisë. Vladimir Putin, nga ana tjetër, mori një ftesë për në Serbi në ceremoninë e fillimit të ndërtimit në këtë vend të gazsjellësit “Rrjedha e Jugut” (ang. “South Stream”, rus. «Южный поток»).
Këtij projekti në bisedime i është dhënë vëmendje e veçantë. Tubacioni nga Rusia në Ballkan dhe në vende të tjera evropiane nëpërmjet Detit të Zi është paracaktuar për furnizimin dhe tranzitin e gazit natyror. Në anën serbe vështirësi në lidhje me këtë çështje nuk ka. Marrëveshjet për përgatitjen e ndërtimit të seksionit serb po realizohen në përputhje me grafikun. Në dhjetor të këtij viti duhet të fillojnë ndërtimet. Tomislav Nikoliç ftoi Presidentin e Rusisë Vladimir Putin t’u japë atyre startin zyrtar. Vladimir Putin përsëri theksoi se “South Stream” i përgjigjet interesave të të gjithë Evropës.
Megjithatë, tani Komisioni Evropian po zhvillon hetime në lidhje me kompaninë “Gazprom” mbi shkeljen e konkurrencës. Në Moskë kanë shpresa se problemet do të eliminohen. Për këtë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh:- Do të preferohej sikur të gjitha pyetjet që mbeten të paqarta për Komisionin Evropian të sqaroheshin sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne do të kishim mundësi të punonim së bashku të qetë. Unë shpresoj se do të jetë kështu. Ne realizojmë projekteve infrastrukturore të mëdha.
Në takimin midis Vladimir Putin dhe Tomisllav Nikoliç u diskutua dhe një problem i tillë i dhimbshëm për Serbinë si Kosova. Në Moskë dhe Beograd mendojnë se zgjidhja duhet të gjendet nëpërmjet dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, në një konferencë për shtyp Vladimir Putin temën e sigurisë rajonale e shqyrtoi më gjerësisht – në kontekstin e Sistemit të Mbrojtjes Antiraket në Evropë. Ai kujtoi thënien e kandidatit presidencial amerikan Mitt Romney, i cili e quajti Rusinë “armikun numër një”:
– Mitt Romney edhe një herë më tepër konfirmoi saktësinë e qëndrimit tonë ndaj problemit të Mbrojtjea Antiraket në Evropë. Jo vetëm ne na bindi për këtë, por, mendoj, edhe partnerët tanë evropianë. Ai forcoi pozitën e Rusisë mbi këtë çështje të ndjeshme për të dhe shumë të rëndësishme për të gjithë Evropën.
ZERI I RUSISE