TemA, 9 Tetor 2013
Publicisti Fatos Lubonja është kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në vendin ku është caktuar nga Bashkia e Tiranës.
Lubonja thotë për Shqip se xhamia duhet të ndërtohet pas Pallatit të Kulturës.
“Kam qenë kundër ndërtimit të xhamisë te parku para Kuvendit, pasi mendoj se ai mjedis duhet të qëndrojë park dhe nuk duhet prishur as për xhami, as për kulla të larta. Xhamia të ndërtohet në territorin pas Pallatit të Kulturës, ndoshta jo me projektin që propozoi Edi Rama, por edhe me një projekt tjetër. E rëndësishme është që të shpëtohet parku që t’i kthehet publikut dhe nga ana tjetër, pas Pallatit të Kulturës të mos ndërtohen kulla të larta”./ep