Lidhja e shkrimtarëve në Gjermani organizon Akademi për Nënë Terezën

0
25

Lidhja e Shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani bën:

F t e s ë

Të nderuar qytetarë, të nderuar mërgimtarë, intelektualë, dhe artdashës të kulturës dhe artit shqiptar me vendbanim dhe punë të përkohshme në RF të Gjermanisë, ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin kulturor kushtuar 100 vjetorit të lindjes së humanistes shqiptare, Nënë Terezës me ç’rast do t’i kushtohet:

1. Akademi kushtuar jetës e punës humanitare të Nënë Terezës ku do te lexohet teksti nga Dr. Don Lush Gjergji studiues i biografisë së të madhes Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza emër i humanizmit botëror!

2. Në takim në shenjë përkujtimi të 100 vjetorit të lindjes së shenjtores së mashe Nënë Terezës do të hapet edhe një Ekspozitë artistike nga Malë Myrtaj skulptor, Dan Gashi, Sokol Maloku, Valdete Berisha, Asllan Dibran, Dafina Hysenaj, Musa Aliu, Augustin Pergega, Arta Hajdari, dhe Gazmend Cakiqi piktor.

3. Me program kulturor takimin do ta përcjellin toneri Shkodran Tolaj i shoqëruar me Driton Gashin, ndërsa si rapsod popullor do te jete Agim Gashi me këngëtaren Selvete Terstenen dhe grupi i valltareve.

Me këtë rast do të shpërblehen tri punimet ma të mira nga ekspozita dhe do të shpërndahen mirënjohje.

Manifestimi fillon në orën 13.00 dhe përfundon në orën 18.00

Pjesëmarrja juaj do të na nderon!

Manifestimi mbahet më 21 nëntor 2010

“Haus Ennepetal”
Gasstraße -10
58256 – E n n e p e t a l

Për informata ma të hollësishme ju lutemi kontaktoni këto adresa te anëtarët e kryesisë:

Për LSHAKSH
1. Martin Ç u n i
E-mail: martincuni@hotmail.de

2. Shaban Cakolli tel : 020 4336870
E-mail: shabancakolli@googlemail.com

3. Asllan Dibrani tel: 01721349196
E-mail: a-dibrani@hotmail.de

Informon: Asllan Dibrani