‘Lezha’, Rama: Berisha preu kokën e shtetit

0
37

Kreu i PS, Edi Rama, 03.03.2012

TIRANE- “Shfaqje te turpshme, mungese formale e shtetit, shtet i qesharakëzuar deri në dhimbje, si trup pa koke, qe foli me gojën e përçartur të një prijësi delirant që pas vetes kishte vetëm partinë e tij”. Keshtu e ka komentuar sot kreu i PS-se, Edi Rama ate qe ngjau nje dite me pare ne Lezhe, ne kremtimet per 586 vjetorin e Beselidhjes se Skenderbeut.

Ne nje koment te gjate postuar ne faqen e tij zyrtare, Rama duke komntuar mungesen e kreut te shtetit, shkruan se kryeministri vetem nje nate para ceremonise ‘preu’ koken e shtetit, që Shqipëria të mos fliste para varrit të Heroit Kombëtar me gjuhën e unitetit kombëtar, të cilin Kushtetuta e Republikës së sotme shqiptare e përcakton qartësisht të shprehur përmes figurës së Presidentit të Republikës.