Lëshonin vërtetime false për gjakmarrje, kallëzohen dy drejtues të lartë të PD-së në Shkodër

0
35

TemA Online, 24 Tetor 2011

Dy drejtues të lartë të pushtetit vendor në Shkodër, të cilët i përkasin PD-së, janë kallëzuar penalisht nga ana e policisë, për shkak se lëshonin vërtetime false për gjakmarrje.

Ramadan Lika, 45 vjeç kryetar i Bashkisë Koplik dhe Faz Shabaj, 62 vjeç, kryetar i Komunës Postribë akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, pasi “kanë lëshuar vërtetime te falsifikuara për persona të ndryshëm se janë në hasmëri, me qëllim që ata të aplikonin dhe përfitonin në mënyrë të padrejtë azil në Belgjikë”.

Vetëm pak ditë më parë, Brukseli u shpreh i shqetësuar për kërkesat për azil politik, sidomos nga zona e Shkodrës.