LDK Zvicër – Ftesë për mbledhje të kryesisë së zgjeruar

0
36

Kryesive të Nëndegëve të LDK-së në Zvicër

Të nderuar anëtarë të kryesisë.

Kryesia e Degës së LDK-së në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 05.09.2015, nënë udhëheqjen e nënkryetares Zize Pepshi, mbajtur në lokalet e Klubit „DARDANIA“ në Zofingen, ka vendosur që të thërras mbledhjen e zgjeruar të Degës së LDK-së në Zvicër me të gjitha kryesitë e nëndegëve në Zvicër me këtë rend dite.

Rendi i ditës:

1. Informacion rreth aktivitetit politik të Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe për agjenden e takimeve në Kosovë, (raporton kryetari i Degës, z. Shefqet Dibrani)
2. Raport përkitazi me gjendjen financiare në Degën e LDK-së në Zvicër, si dhe do të diskutohet edhe për bllokiumin e mjeteve nga ish – arkatari i degës z. Fadil Dalloshi.
3. Raport i aktiviteteve nëpër nëndegë (raportojnë përfaqësuesit e nëndegëve përkatëse).
4. Debat për gjetjen e mënyrave për një zhvillim më normal të aktivitetit të Degës së LDK-së në Zvicër. (Luten përfaqësuesit e nëndegëve të cilët kanë ide dhe mundësi, të vijnë me pika konkrete rreth aktivitetit të LDK-së në Nëndegën e tyre, si dhe për mundësinë e implemetimit edhe në kuadër të Degës së LDK-së në Zvicër.
5. Të ndryshme.

Sqarim:
– Në mbledhje do të ftohen zyrtarisht dhe publikisht edhe Haki Latifi, Arif Baftiu, Ajet Avdyli, Fadil Dalloshi, Lulzim Maliqi dhe të tjerë, për të raportuar me fakte e dokumente valide për ato keqpërdorime që paskan ndodhur në Kuvendin e VIII-të, kuvend të cilin ata vet e kanë përgatitur dhe udhëhequr, në mënyrë që të hiqen të gjitha dilemat, dhe t’iu ndalet avazi abuzimeve të ma tutjeshme që po e bëjnë këta individ në dëmë të proceseve dhe të vet Degës së LDK-së në Zvicër.
– Po ashtu do të ftohen të gjithë aktivistët e dikurshëm të cilët për një arsye apo një tjetër e kanë pushuar aktivitetin e tyre, për t’i shqyrtuar mundësitë e rifillimit të aktivitetit edhe nëpër ato nëndegë nga të cilat ne shpresojmë shumë.
– Në mbledhje janë të ftuar, dhe mund të vijnë si përfaqësues legjitim të Nëndegëve përkatëse të gjithë përfaqësuesit e Nëndegëve të LDD të cilët deri më tani ende nuk janë aktivizuar.
– Kjo ftesë i dërgohet edhe Kryesisë Qendrore në Prishtinë dhe Kryetarit të LDK-së z. Isa Mustafa për të marrë pjesë, për ta përcjellur në mënyrë transparente aktivitetin e Degës së LDK-së në Zvicër!

Adresa dhe data:
Data: 03.10.2015, duke filluar nga ora 16:00
Klubi Shqiptar „DARDANIA“ në Zofingen
Bleicheweg
4800 ZOFINGEN

Për informata:
Nat: 0764909302 (Hysen Drenica),
Nat: 0794158723 (Hamdi Dujaka)

St. Gallen, 26.09.2015
Me shumë rrespekt!
Shefqet Dibrani – Kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.