Kur të blesh kostume, provoji me gjithë antiplumb!

0
38

TemA, 23 Mars 2013

Antiplumbin nuk ia fsheh dot as kostumi. Në mitingun e djeshëm, ashtu i kërrusur dhe i lodhur, kostumi i tij firmato ngjante i ngushtë, sipër antiplumbit të veshur.

Gjatë verës poshtë jelekut duket më mirë se poshtë kostumit. Edhe pse në krah kishte Bleonën, dhe pse përballë kishte administratën e Flamurit dhe pas vetes rojet, sërish ishte me antiplumb që e bënte më plak dhe më të frikësuar.

Herë tjetër kur të blejë kostume duhet të mbajë antiplumbin veshur që t’i rrinë mirë!