Deputetët socialistë kanë kohë që nuk marrin pagë nga Jozefina Topalli. Por këtë fat duket se po vuajnë edhe deputetët demokratë, të cilët nuk e kanë marrë pagën e gushtit, që njihet ndryshe edhe si pagesa e lejes. Siç raporton Shqip, deputetëve u është thënë se këtë pagë mund ta marrin në shtator.
Duket e çuditshme që Kuvendi nuk jep dot pagat, ndërkohë që pretendohet ndërtimi i një godine luksoze prej miliona euro. Po ashtu është çmenduri të mendosh që Kuvendi i ka dhuruar vetes rikonstruksionin e sallës aktuale dhe një tender të dështuar për ndërtimin e Kuvendit aty ku sot është kryesia.
Po ashtu probleme me pagat kanë edhe punonjësit e SHISH, të cilëve prej dy vitesh nuk u paguhen shërbimet jashtë rrethit apo jashtë vendit.




