Hysen IBRAHIMI,11.03.2010
Förslöv-Suedi
hysenib@hotmail.com
hysenib@yahoo.com
Dërguar: ismet hebibi (dr.ismet_hebibi@hotmail.com)
(Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar Dr. Ismet Hebibi)
Forma e të krijuarit pozi të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar. Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike. Edhe zgjërimi i tyre mund të humb tematiken kuptimore, sepse janë krijuar nga autori mjaft mjeshtëri dhe përpikëmiri. Para se gjithash ka një shtrirje duke filluar me poezinë „Si burrat e vjetër“, kushtuar të madhit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA, por aty për aty nxjerr thënjen e e të amdhërishmit Pjetër BOGDANIT, kur thot, citat: „I veshur me Diell e i mbathur me Hënë“ mbaron citati. Pra fillon me legjendën duke prekur historinë dhe pika atëdhedashurie me realitetin, madje mund të themi pa mëdyshje se poeti dr. Hebibi është i mbushur plot e përplot me implikacione dhe iluzione që lidhen ngusht me tema patriotike, atëdhetare dhe realitetin.
Në poezinë e dr. Hebibit, vërejmë çartë interesimin e tij me tendencë për të dëshmuar ekzistencën e njerëzve të mëdhenjë të kohës dardane, këtë arrinë t’a nxjerrë me mjeshtëri, sepse përqëndrimi i vet autorit me një vëmendje që hetohet në vargun e tij ku prekë situatat e caktuara historike gjer në realitetin aktual të kohës.
Në poezinë „SI BURRAT E VJETËR“ në strofën e parë:
Pa frigë. Pa rrotulla. Me Dritën e mendjes
Iu hyni të gjitha luftërave në Jetë
Para Skeptrin e Shpirtit Bardhë
nxjerr një karakteristikë ku tendenca e poetit Hebibi është që friga, pa rrotulla, me driten e mendjes, i’u hynë të gjitha luftërave në jetë…. të mos mbesin në nivelin e harreses, përkundrazi me një intelekt të tij prej poetit dhe atëdhetarit që e posedon poeti Hebibi, këtu formon një bazament poetik të fortë të idealit të kryetarit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA. Megjithat këto vargje mund të nxirren si model i poezisë moderne se si me pak fjalë të shkurtëra, nxirret një poezi e sakt e që në vetvete përmbanë edhe filozofi poetike.
Një gjë të kësaj natyre e ndeshim edhe në strofën e dytë po të njejtes poezi:
Nuk i ikën të vërtetës.Por as vetvetës
Orientimin e ka koduar në busollën e vet
Çdoherë arrin i pari me kohë
poeti bën përpjekje dhe ja arrinë të bëjë një përkufizim së paku poetik prej një përvoje krijuese dhe nxjerr trimërinë e protagonistit të kësaj poezie dhe në veçanti orientimin e tij të drejtë e që arrinë gjithëherë i pari. Këtu pa asnjë hamendje mund të themi se poeti dr. Hebibi, duke pasur parasysh krijimtarinë e tij poetike të gjertanishme, përpiqet dhe ja del që t’i nxjerrë shumë konstatime të filozofisë ”RUGOVIANE”, të cilat janë një shkallë të lartë dhe korrenspondojnë me realitetin e punës dhe veprimtarisë së Presidentit RUGOVA. Dr. Hebibi, realitetin e identifikon me kohën duke i dhën atributet përmes poezisë moderne deri tek ajo më qenësorja për të cilat insiton bindshëm t’i thoet edhe në poezi. Gjë që ja del me sukses sepse i trajton njejtë si ant-vlerën dhe vlerën ashti siq janë në hapësirën shqiptare. Thën shkurt, është mëse origjinal dhe poezia e tij flet pa ndërkamca. Këtë e dëshmon në strofën e tretë:
Le të flasin kopukët e dallkaukët
Ai si dëgjon as syri vërr si bën për alkimista
Me Fatumin e deshirës Popullit
që herë herë shtron edhe probleme në nivele të tjera që të mos i ikë nga realitetit. Këtu në këto poezi të dr. Hebibit shofim raste që priret për kah tretmani i nivelit të lart poetik, në suaza të një poeti krejtësisht të pavarur dhe aspak ndikues nga subjekti njeri. Por që ndikohet vetëm nga puna e tretmanit të subjektit njeri, me shpjegime poetike që i ndërton përmes kombinimit të imazheve ku secili bartë në vete një mesazh të kjartë sikurse që e kemi poezinë „SI BURRAT E VJETËR“. Në këtë strofë dr. Ismet Hebibi, jo rastësisht thot : ” Le të flasin kopukët e dallkaukët” i cili këtë problem e trajton me intelegjencë si dëshmi se ka pasur të tillë me tendenca për pengesa në punën e të madhit Dr. Ibrahim RUGOVA, e që lidhet ngusht me fenomenin e trajtimit real të poezisë. E kemi fjalën për një poezi tejet frymëzuese të një kategorie poetike me vlerë artistike, që në këtë rast poeti dëshmohet dhe identifikohet me vlera të larta poetike, ndërkaq sipas meje frymëzimi i këtij poeti duhet të jetë ”Optimizmi i poezisë reale”, pra siq shifet, poeti dr. Hebibi, insiston për drejtësi, harmoni, sinqeritet, unitet dhe vlerë poetike të standardeve europiane.
Në strofën në vazhdim ku thot:
Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion
Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell
Stuhitë i përkund e i ve në gjumë
rreshti i parë ”Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion” shtrohet me të drejtë mes autoritetit të krijuar e që emri ”RUGOVA” vërtetë fiksohet në kokën e intelegjencës botërore e që më vonë pati jehonen ndikuese në të cilën fiksohet fati i një kombi nga një krijues që ndjenjat asnjëherë nuk e tradhëtuan sa herë që ka qenë në pyetje fati i Dardanisë Antike. Këtu poeti arriti të zbuloi dhe të ndërtoi në vargun e tij poetik, poezinë e cila do të jetë pos pasyrë e qëndrimeve të tij prej poeti modern dhe ndjenjave shpirtërore poetike dhe mendimeve moderne. Pastaj në rreshtin e dytë kur thot: ”Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell” që dallon tematikisht nga thënjet e tjera dhe mund të themi se shpreh më tepër vizionin largëpamës të kryetarit RUGOVA, me pikëpamje atdhetare siq merr funksionin drejtues e që shërben si një mjet ekuilibrues strategjia e tij filozofike e politike për vendin, pavarësinë dhe unitetin mbarë kombëtar.
Kjo filozofi është kur poeti thot ”Stuhitë i përkund e i ve në gjumë” pra është si një vërtetë reale dhe domethënëse që poeti e vë me mjaft sukses në pikëpamje poetike, e që mund të nxirret poezia e denjë e vlerës dhe qëndrueshmërisë me vizionin mbi krijimin poetiko-artistik. Derisa një pjesë e poezive të autorit dr. Ismet Hebibi kalon në kritikë të ashpër për mënyrën e njerëzve se si sjellen karshi figurave kombëtare, ku poeti prekë pjesët ekstreme të tyre, kurse në anën tjetër nxjerr pjesën më mirënjohëse të figurave që punuan dhe ndihmuan çlirimin e popullit Shqiptar. Mirëpo duhet thënë se poezia e krijuar nga poeti në fjalë për nga kuptimi dhe mesazhi ndryshojnë në konceptin ideor të cilat ndryshojnë prej poezie në poezi varësisht nga disponimi i poetit nga kushtet dhe rrethanat dhe nga ndikimi i veprimit të faktorëve ekzistues.
Të gjitha poezitë e poetit dr. Ismet Hebibi si:
B E K I M A M E R I K Ë S E P R E S I D E N T I T , DASHURI SHQIPËTARESH,
DASHURIA E SHENJTË SI ZOTI, DASHURIA E SHTRENJTË SI ATDHEU,
DASHURIA E DHEMBSHME SI VASHA, DASHURIA KRENARE SI BABAZOTI,
dhe poezi të tjera janë si përpjekje të poetit për t’a ngjallur at që është predestinuar të mbetet faktikë e historisë si meterje përbërëse e saj edhe përmes fushës poetike, nga një pasion poetik. Veçanërisht bie në sy efekti shpresëdhënës që kushtëzohet në shërbim apelativ për unitetin e gjithëmbarshëm kombëtar. Nga shembujt e cituar nga poezitë që vijnë mund t’a nxjerrim një përfundim:
„Poeti dr. Ismet Hebibi, asnjëherë në krijimtarinë e tij, nuk e kalon realitetin e përditshmërisë nga situatat jetësore gjatë përshkrimit të poezisë, nga ndjenjat e tija shpirtërore“.
FUND