TË FALA TË BËN AVNIU – poezi nga Rrustem Geci

0
38

TË FALA TË BËN AVNIUlirikë politike

Tradhëtar pse qan! Nuk është fajtor
qielli, Kosova kufijtë me gjak i ka
shkruar. Toka s´falet me asnjë çmim
firmës tënde – Të fala i bënë Avniu

Ai që fiton që ta udhëheq sot shtetin
duhet t´ i përmbahet betimit të tij
mbrojtjes së atdheut dhe kufijve të
vendit, ndryshe – Të fala u bën Avniu

Tradhëtar, s´falet toka denbabaden
demosin shihe sa është i zemëruar
ti që e vure firmën të pamenduar
Ti kot tani qan – Të fala të bën Avniu

Tradhëtar unë s´ kërkojë asgjë nga ti
ti duhet të kesh frikë nga vetja jote
populli që ka bërë burg dhe luftë për
liri, nuk falë! – Të fala të bën Avniu

Atyre që e shkelën votën e popullit
atyre që firmosën dy firma tradhëtie
Çka t´u them tjetër ! Nuk të mjafton
asnjë arsye! – Të fala të bën Avniu!

Rrustem Geci – Dortmund, 7.12. 2015