ACLI-IPSIA në Shqipëri ka hapur thirrjen publike për krijimin e forcimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme drejtuar emigrantëve të kthyer në veriun e Shqipërisë.
Synimi i kësaj thirrjeje është integrimi i migrantëve , futja e tyre në botën e punës dhe forcimi i kontekstit sipërmarrës në qytetin e Shkodrës.
ACLI-IPSIA në Shqipëri po punon që nga 2007 mbi temën e emigrimit duke ofruar shërbime orientimi për personat që dëshirojnë të emigrojnë në Itali; ndërsa që nga fundi i 2009 po implementon një projekt të posaçëm për emigrantët e kthyer.
“Njohje dhe formim për emigrantët e kthyer në Veriun e Shqipërisë” është një projekt i promovuar dhe i realizuar nga IPSIA, Caritas Italiana, Caritas Shqiptar, Caritas Lezhë dhe bashkëfinancuar nga Kooperacioni Italian, i cili garantonkontribute të pakthyeshme fituesve të thirrjes me qëllim mbështetjen e projekteve sipërmarrëse .
Aplikimi i kërkesës për kontribut dhe dokumentacioni duhet të paraqitet nga data 30 Nëntor 2011 deri më 10 Janar 2012 pranë selive të projektit në rrugën Don Bosko.
Për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla shuma e kontributit që do të destinohet për të mbuluar shpenzime jo më të mëdha se 50% të kostos së një projekti të veçantë (të paktën 50% e kostos totale të projektit duhet të mbulohet nga sipërmarrësi) do të ketë një vlerë maksimale të mbulimit të shpenzimeve prej 3.500.000 Lekë.
Për ndërmarrjet e vogla shuma e kontributit që do të destinohet për të mbuluar shpenzime jo më të mëdha se 70% të kostos së një projekti të veçantë (të paktën 30% e kostos duhet të mbulohet nga sipërmarrësi) do të ketë një vlerë maksimale të mbulimit të shpenzimeve prej 1.050.000 Lekë .
Vlerësimi i projekteve të emigrantëve të kthyer do të kryhet fillimisht nga një ekip ekspertësh italianë. Ekspertët do të vlerësojnë në mënyrë të pavarur idenë sipërmarrëse duke gjykuar qëndrueshmërinë ekonomike, fizibilitetin, realizueshmërinë, inovacionin, impaktin shoqëror (në terma të përgjigjes ndaj nevojave të komunitetit dhe të rritjes së punësimit), impaktin mjedisor, përbërjen inovative, etj.
Rregullorja dhe dokumentet mund të gjenden pranë zyrave të ACLI-IPSIA në Shqipëri.
Për infomacione të mëtejshme:
ACLI-IPSIA në Shqipëri, Rruga Don Bosko (pranë konsullatës italiane, përballë gjykatës), Shkodër.
Tel/Fax : 0035522243650
Caritas Italiana, Bashkia Lezhë, Sheshi Gj.Kastrioti , Lezhë.
Tel : 00355692230374