TemA, 15 Mars 2012
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” ka deklaruar se takimi mes ish-kryetarit të SHIK-ut shqiptar Bashkim Gazidede dhe kreut të forcave paramiltare serbe, “Tigrat” Arkan është zhvilluar në Dibër të Madhe.
Njëherësh ai thotë se dhe Remzi Hoxha u përndoq në atë mënyrë pasi me sa duket dinte më shumë se sa duhej. Klosi nënvizon se UDB kishte spiunët e saj në Shqipëri, ndërkohë që në lidhje me hapjen e dosjeve ai thotë se duhet të veprohet sipas modelit të përdorur në Gjermani.
Intervistën e plotë ku Klosi përgjigjet dhe për dokumentin që Taulant Balla publikoi sipas të cilit Berisha ishte agjent i UDB-së, mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com.
(Në foto: Bashkim Gazidede dhe Zhelko Razhnjatoviç (Arkan) (fotomontazh)