Klosi mund të ish vetëvrarë qoftë dhe prej Jozefinës

0
152

TemA, 28 Prill 2012

Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka tentuar pas Berishës të përfshihet në korin e ngushëllimeve publike për Ardian Klosin. Dhe në një njoftimin e saj për shtyp, dalë nga zyra e saj ku punojnë dhjetëra vetë, zbulohet vulgariteti dhe injoranca e një drejtuese shteti, kur thotë se Ardian Klosi njihet si përkthyes i shquar i …. “Hajnrih Man”. Në fakt ka dy shkrimtarë të mëdhenj në botë, Hajnrih Bël dhe Tomas Man, por Klosi ka perkthyer Hajnrih Bël-in qysh ne komunizem.

Topalli nuk ka faj se nuk ka lexuar ndonjë libër, as të Bëlit, as të Manit dhe as të Kafkës. Por meqë rasti i vetëvrasjes ishte shumë delikat dhe shoqëria arriti të shfaqë një mbështetje të pazakontë për një intelektual, i cili i dha fund jetës mes të tjerësh nga padurimi për vulgaritetin, injorancën dhe mungesën e vlerave që e rrethonte, zonja Topalli duhet të bëjë pak kujdes, të mos shfaqet si një arsye përse një intelektual duhet të vrasë veten kur shteti ku jeton drejtohet prej njerëzve të tillë.