Jeto i lirë ose vdis

0
143
Aurel Dasareti - ilustrim

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Vendi im (brenda dhe jashtë murit të arbrit), është shqyer nga lakmitarë të pangopur, tradhtarë, politikanë të pandershëm. Shqipëria ime është një vend i varfër, i vuajtur, i grisur në copa nga njerëz të pabesë. Shqipëria ime është një vend ku vetëm të përzgjedhurit marrin pjesë në pasurinë. Shqipëria ime dikur krenare, me pasuri të mëdha natyrore është shndërruar në një lypës. Në një anije që fundoset.

* * *

O ju djemtë e plehrave, sadistë me karakter të fëlliqtë që vetëquheni politikanë!
Është e lehtë që në një Vend ku nuk përfillet Ligji dhe Kushtetuta ta keqpërdorni detyrën për xhepat e juaj. Ajo që është e gabuar dhe vulgare në këtë budallallëk, është që parasë nga Krimi i Organizuar dhe Tradhtisë ndaj Vendit i jepni një vlerë absolute – sepse mendoni që përgjithmonë do të mbeteni të paprekshëm.

Fitimi i karakterit është një element shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në procesin e mbijetesës njerëzore, por në rastin e juaj paraqet edhe mjaft vështirësi, rrezik dhe tragjedi. Në masën me të cilën është ngjizur, veçanërisht nga traditat familjare, karakteri sadist i juaji ju motivon të zhyteni edhe më tepër në ligësi pa i bërë thirrje arsyes, pa i parashikuar pasojat – kur të jepni llogaritë.

* * *

Shqipëria ime (mendoj për të gjitha trojet) nuk mund të ndihmojë nevojtarët, të moshuarit apo jetimët. Rinia, inxhinierët, mjekët dhe mësuesit ikin nga kjo anije që fundoset sepse ata nuk kanë asgjë për të jetuar. Shqipëria ime gjatë shekujve ka luftuar dhe fituar kundër shumë pushtuesve; në vitin 1999 ngadhënjeu edhe mbi fashizmin sllavo-çetnik por në kurriz të jetës së dhjetëra mijë njerëzve – kurse tani hajnat ”kosovarë” e kthyen sërish nën Serbi. Shqipëria ime sundohet nga njerëz të ulët, të ligë, të veshur me pushtet të egër, por që s`mund të miratohet dhe përligjet. Shqipëria ime sundohet nga kriminelët e paskrupullt që nuk druajnë aspak për të vepruar apo për të mbajtur një qëndrim tradhtie ndaj vendit duke e shitur atë pak nga pak te serbët, grekët dhe fqinjët tjerë – akt tradhtar që është tërësisht në kundërshtim me rregullat, moralin, burrërinë, krenarinë kombëtare dhe Kushtetutën.

Shqipëria ime nuk burgosën hajnat qeveritarë “kosovarë” që shitën Vendin te çetnikët, por atdhetarët opozitarë që përpiqen ta mbrojnë atë. Shqipëria ime gjashtëmbëdhjetë vite me radhë nuk ishte në gjendje të ribashkohet me vetveten, por i nënshtrohet urdhrave dhe direktivave të grekëve, serbëve, osmanlinjve, arabëve. Shqipëria ime drejtohet për në rrugën e ferrit nga dy rrymë politike reaksionare: klerikëve ortodoks dhe mysliman, që nuk besojnë aspak në Profetë e Perëndi por kanë për qëllim të vendosin sundimin e Kishës greke dhe Xhamisë arabe/turke në jetën politike, shoqërore e kulturore të saj. Shkombëtarizimin e Kombit, shpërbërjen e Vendit, Kalifatin…

* * *

Është momenti i fundit t`i bëjë thirrje Kombit tim, që të mos lejojë fundosjen e Anijes Shqiptare. Apeloj në arsyen e tyre më të shëndoshë. Por kam njëfarë dyshimi nëse e kanë një arsye të tillë të shëndoshë apo jo.

O shqiptar! Thuaji po vetvetes, veçantisë tënde, ndjenjave të tua, fatit tënd! S`ka rrugë tjetër më të mirë përveç të kërkosh mirëqenien tënde atje në vendlindjen tënde, atdheun tënd, tokën tënde. Nuk e di ku të çon, por shkon drejt qendrës së jetës, realitetit, në kulmin e domosdoshmërisë. Mund të duket e padurueshme, t`i japish fund jetës këtë mund ta bëjnë të gjithë; edhe unë. Por të shkëputesh me dëshirë nga kjo jetë, ose të braktisësh Mëmëdheun dhe të ikësh në vendet e huaja ku përgjithmonë do të mbeteshe i huaj, duke tradhtuar fatin dhe kuptimin e qenies tënde, s`mund ta bësh. Nuk do të zgjaste shumë dhe do të kaplonte një dëshpërim edhe më i madh.

Ajo që kurrë s`do dëshiroja, as edhe në çaste angështie, është gjendja ndërmjet të mirës dhe të keqes, ndërmjet amullisë dhe mediokritetit (aftësisë së kufizuar të dikujt). Jo, preferoj diçka më të theksuar – më mirë një vuajtje më të rëndë dhe nga ana tjetër çaste të lumtura, të pasura e plotë shkëlqim.

* * *

Fryrë zemrat dhe faqet me ngjyra të ndezura, homazh të dashurit Atdhe. Emri i shenjtë. Gjumi im është i heshtur, dhe askush nuk mund të ëndërrojë në mënyrë të lehtë dhe kështu të heshtur, kur malet dhe deti bie në gjumë, dhe askush nuk mund të buzëqeshë në mënyrë të qetë dhe të lumtur, kur zërat lundrues mbinatyror vdesin. Dhe, pyjet janë duke fjetur në luginë.

Shqipëri, Shqipëria ime, ma jep mua pranverën tënde, me diell mbi ujërat që lëkunden, por më dëgjo mua, po më dëgjo mua kur ditët kalojnë dhe hijet e mbrëmjes mbulojnë ballin tim. Pastaj më mëso të zbehem, o Shqipëri moj nëna ime, dhe të hipi në një krevat në Tokën Tënde të Shenjtë, kur vera e lënë vendin.

Ti u rrëzove do ngrihesh përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI!