TemA Online, 16 Gusht 2012
Është nisur kortezhi i përmortshëm drejt varrezave të qytetit. Shumë qytetarë të ardhur nga të gjitha cepat e tokave shqiptare kanë zbarkuar në Tetove për t’i dhënë lamtumirën e fundit intelektualit dhe politikanit shqiptar, Arbën Xhaferi.
Kortezhin e përbëninedhe fytyra të njohura të politikës shqiptare, ndër ta Edi Rama, kryetar i PS-së, Ilir Meta, kryetar i LSI-së, Astrit Patozi, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, Albin Kurti, kryetar i VV-së, Behgjet Pacolli zv/kryeministër i Kosovës si dhe shumë të tjerë nga të gjitha nivelet.
“Dashuria dhe respekti ndaj Arbën Xhaferit do të lënë gjurmë në zemrat tona”, ka thënë sot kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen komemorative në Qendrën e Kulturës në Tetovë.
Thaçi ka folur për rrugëtimin nëpër jetë të Xhaferit dhe veprat e tij, informon reporteri i “Zhurnal”-it nga Tetova.