Grupi italian shet ‘News 24’, ‘Gazeta Shqiptare’ dhe ‘Balkanweb’

0
61

Shekulli, 11.05.2011

Televizioni i njohur informativ News 24 bashke me Gazeten Shqiptare dhe sajtin online Ballkanweb, nuk do jenë më pronë e Edisud, me përfaqësues Karlo Bolinon.

Eshte njoftuar sot zyrtarisht blerja e grupit mediatik nga biznesmenet shqiptarë Irfan Hysenbelliu dhe Artan Santo. Hysenbelliu eshte pronar i gazetes Panorama kurse Santo, drejtor i Bankes Kredins.

Me poshte pjese nga njoftimi zyrtar i Fokus Grup

NJOFTIM PËR MEDIA

Bari/Tiranë. 11 MAJ 2001

Televizioni “NEWS 24”, “Gazeta Shqiptare”, “RadioRash” dhe portali në
internet i lajmeve “BalkanWeb”, që prej ditës së sotme është pronë e
shoqëris shqiptare “Focus Group” SHPK.
“Focus Group” SHPK është themeluar nga zotërinjtë Irfan Hysenbelliu dhe
Artan Santo.
Pronarët e rinj të “NEWS 24”, “Gazeta Shqiptare”, “RadioRash” dhe portalit
në internet të lajmeve “BalkanWeb”, synojnë që të pasurojnë akoma më shumë
vlerat e këtij shërbimi mediatik.

“Focus Group” SHPK