GRUAJA E BASHAR AL ASSAD: “DIKTATOR NUK ËSHTË IM SHOQ POR UNË, AI NUK KA ZGJIDHJE TJETËR”

0
47

Nga Sonila Beqiri, 20 mars 2012

Bashkëshortja e presidentit sirian Bashar al Assad pohon se diktator nuk është i shoqi por ajo vetë duke ndikuar mbi të shoqin për të mos u tërhequr. Këto pohime janë zbuluar nga shtypi britanik I cili vijon të hedhë dritë mbi të fshehtat e familjes presidenciale siriane. Ato vijojnë të botojnë email-et e bashkëshortes së presidentit, Asma al Assad, ku në njërin prej tyre ajo i hap zemrën një miku të saj.
“Jam unë diktatorja e vërtetë, ai nuk ka zgjedhje tjetër”, – shkruhet në mesazhin që Asma i ka dërguar atij më 14 dhjetor.

Publikimi i këtyre mesazheve dërguar nëpërmjet postës elektronike zbardh realitetin e një familje në pushtet në një vend krejtësisht të izoluar ku duket se ligjin e bën gruaja. Zonja e parë është një figurë që ka ngjallur mjaft diskutime edhe më parë. Ajo ka lindur në Londër nga një baba sirian, ndërsa është martuar në vitin 2000 me presidentin Bashar, me të cilin ka tre fëmijë.

Por mediat britanike disa ditë më parë kanë zbardhur edhe disa emaile që presidenti siran shkëmbente me një femër misterioze.