Goditet një nga gazetarët e rinj investigativë të vendit

0
25

ResPublica.al, 26 dhjetor 2012

Gazetari Habion Hasani, aktualisht gazetar i Shqiptarja.com. është dhunuar para zyrës së redaksisë së tij në Tiranë nga tre persona të panjohur. Agresorët kanë thirrur gazetarin jashtë për të diskutuar dhe pa asnjë sqarim apo paralajmërim e kanë qëlluar atë dhe janë larguar nga rruga që të çon nga Liqeni Artificial i Tiranës.

Gazetari ka denoncuar dhunën në polici, por ende nuk ka asnjë të dhënë për ndalimin e agresorëve.

Habion Hasani i përket brezit të ri të gazetarëve investigativë në Shqipëri, i cili ka publikuar shumë raporte mbi lidhjet e politikës me krimin dhe sekserët e qeverisë.

Hasani nuk ka rreziqe shëndetësore, por agresioni i tij para zyrave të redaksisë është një sinjal i hidhur i mungesës së lirisë së shtypit dhe mungesës së frikës së krimit të lidhur me pushtetin për të dhunuar gazetarët.

—————————————

Komente:

nga Dardan | 26 dhjetor 2012

Mendoj se shprehem fare pa ndonje inat apo nervozitet pasi nuk jetoj ne Shqiperi, por kjo nuk do te thote se s’jam shqiptar. Dua te them se ndihem vertet i cuditur nga gjuha e bute, plot ambiguitete dhe skandalisht e moderuar e gazetareve ndaj rregjimit te kopukeve, te atij rregjimi qe as cilesori “fashist” nuk i shkon. Gazetaret jetojne aty dhe psojne drama personale, vriten, rrihen, u digjen dhe u hiqen mjetet e komunikimit, u krijohen pengesa burokratike te pa justifikuara dhe nga ana tjeter pervec ndonjerit si Nano e Baze askush nuk thote te verteten e tmerrshme mbi reaksionin me te zi qe po hakmerret ndaj popullit te thjeshte. Hej, miq, Shqiperia po shqyhet edhe me zi sesa do te shqyhej nje vajze e re ne nje kope kopukesh dhe bastardesh. Te rroje pasuria, po ku i gjete ti miliardat? Ti Pasanik shqiptar nuk ke qene i zoti te akumulosh kapital duke pushtuar e sunduar vendet e tjera, atehere ku i gjete gjithe keto pasurira???