Gjergj Bojaxhi: “Duart e pastra” të Berishës, dështim marramendës. Qeverisja nga PD, kohë e humbur për shqiptarët

1
34

TemA Online, 3 Mars 2012

Gjergj Bojaxhi nënvizon dhe ca më shumë distancën me PD-në. Këtë e bën në një intervistë me të përjavshmen Java, të marrë nga Skënder Minxhozi. Në këtë intervistë bën qortime të forta, të cilat nuk dëgjohen prej kohësh nga brenda PD-së apo nga njerëz që e lënë PD-në. Ja disa fraza kritike të tijat:

-Korrupsioni është futur në çdo qelizë të strukturës shtetërore.

-Fryma e duarve të pastra është një dështim marramendës.

-LSI-ja është një parti sh.p.k. e përbuzur nga pothuaj të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare.

-Shumica e largimeve nga PD-ja nuk vijnë prej dëshirës për të përmirësuar imazhin e kësja partie, por për t’i gjetur vetes një karrike.

-Anëtarët e KOP-it në vend të fusnin një frymë të re në PD, e kanë mësuar ‘melodinë e vjetër’ më mirë se të vjetrit.

-PD-ja është përfundimisht një parti rurale, që flet me gjuhën e luftës së klasave dhe që është shndërruar në një agjenci punësimi.

-Tetë vitet e qeverisjes së PD-së janë kohë e humbur për shqiptarët.

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/3/3/gjergj-bojaxhi-sulmon-pd-ne-lsi-ne-kop-in-dhe-qeverisjen

1 COMMENT

  1. Duket qe Bojaxhiu e do shume PD, dhe per hir te lumturise se saj eshte gati qe te sakrifikoje veten per te; po keshtu edhe PD-ja e do shume Bojaxhiun, keshtu qe per hire te tij eshte gati te japi doreheqje (Saliu).
    Konkluzioni: qe te dy te deshperuar, RROFTE DASHURIA!

Comments are closed.