TemA
Organizata e njohur Freedom House ka publikuar sot raportin vjetor “Vendet tranzicion” me theks kryesisht në vendet ish- komuniste. Raporti përfshin brenda zhvillimet e vitit që lamë pas.
Të bie në sy se vlerësimi që ka bërë Freedom House për procesin zgjedhor është përkeqësuar, edhe pse aty nuk janë përfshirë zgjedhjet lokale të këtij viti, që me shumë gjasë do e çojnë vlerësimin për mënyrën se si bën zgjedhje Shqipëria në një pikë shumë të ulët. I përkeqësuar është edhe vlerësimi për qeverisjen demokratike të vendit, por edhe për qeverisjen lokale.
Ndërkohë që kanë mbetur njësoj vlerësimet për median e pavarur, korrupsionin dhe gjyqësorin. Në total vlerësimi për demokracinë është 4.04 pikë dhe nuk ka qenë kështu që nga viti 2005. Në vitet 2006 deri në vitin 2010 ne kemi pasur një vlerësim nën 4 pikë. Por duket se ky është një vit tejet i rëndë për demokracinë shqiptare.




