Fotoja e shqiptarit që impresionoi mediat botërore

0
25

Nga Express 26 shtator 2011

Mediat gjermane dhe ato botërore janë impresionuar nga pritja e Papa Benediktit të XVI nga shqiptarët në qytetin gjerman Freibrug.

Një foto e Thomas Kienzle të AFP ka pushtuar titujt kryesor të agjencive dhe mediave gjermane dhe ato botërore. Një mërgimtar shqiptarë shihet në foto i mbështjellur me flamurin kuq e zi duke mbajtur foton e Nënës Terezë në selinë e Vatikanit,ku shkruhet “Ne faleminderojmë Vatikanin” dhe “Faleminderit Gjermani”.

Grupi i mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë në Maqedoni nën organizimin e shoqatave të tyre kishte dalur për të pritur Papa Benediktin,i cili mbajti një meshë në Freiburg,vendlindjen e tij,të cilën e vizitoi për herë të tretë. (INA)

Sot gjatë vizitës të Papës Benedikt XVI. në Freiburg të Gjermanisë,pelegrinët nga Kosova pozojnë me fotografi të Nënë Terezës dhe Papës Benedikti,Shkrimi lexohet: “Ne falënderojmë Vatikanin” dhe “Ne falenderojmë Gjermaninë”.

Papa Benedikti XVI është në një vizitë zyrtare katër-ditore në Gjermani.
Shortlink: http://www.revistadrini.com/2011/09/25/foto-lajm/