TemA, 9 Shtator 2013
E shpalli me krenari si një ndër projektet më të rëndësishme të saj, atë të blerjes së kompjuterëve për sallën plenare e as denjon t’u hedhë sytë.
Por Jozefina Topalli dhe Sali Berisha, të ulur krah më krah në seancën e sotme parlamentare, kanë preferuar të përdorin iPad-et e tyre.
Siç edhe shihet nga fotoja, tashmë dy anëtarët e thjeshtë të Kuvendit nuk kanë denjuar të hapin kompjuterët, që jo vetëm do t’i kushtojnë sa qimet e kokës shqiptarëve, por dhe vizualisht shëmtonin sallën e parlamentit.
Pak ditë më parë, ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, sqaroi se tenderi për blerjen e kompjuterëve është bërë që në dhjetor të vitit të shkuar./l.ç