TemA, 15 Tetor 2011
Të rinjtë e Kuvendit Civil kanë përgatitur një mesazh urimi për kryeministrin shqiptar
“Kuvendi Civil, i uron jetë të gjatë kryeministrit Sali Berisha, me rastin e datëlindjes së tij dhe 67 vjetorit. Gjithashtu kujtojmë se kryeministri ynë është i fundit i komunistëve të mbetur në Ballkan, Evropë dhe pse jo në Botë. Por fjalët janë të tepërta. Ndaj mjafton kjo teserë që ai e ka pasur për zemër për mëse 20 vjet si anëtar partie dhe për po kaq kohë si “lider i shtirur” i demokracisë pluraliste.
Dhe nëse nuk besoni, shikoni foton në liqenin e Pogradecit me familjen e Enver Hoxhës. Kjo është dhe dhurata që ne i bëjmë kryeministrit tonë, duke shpresuar se do të reflektojë në kohë edhe për Raportin e Regresit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian.
Sa më i hershëm reflektimi i liderit komunist të mazhorancës, aq më shpejt shpëtojnë dhe qytetarët shqiptarë nga izolimi ku i ka futur. Ai është përgjegjësi kryesor i kësaj situate dhe pas tij vjen e gjitha klasa politike në vend. Gëzuar Ditëlindjen, i Fundmi i Komunistëve Shqiptarë”.